• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUNDËR KOLLËS/ Kura natyrale me xhenxhefil, qepë dhe hudhër
Home
Shëndet

KUNDËR KOLLËS/ Kura natyrale me xhenxhefil, qepë dhe hudhër

25 October, 2020 s.autor Shëndet

Kolla është një nga simptomat e përbashkëta dhe më të padëshiruara të gripit dhe të ftohurës.

Statistikat tregojnë se të rriturit sëmuren nga e ftohura 2 deri në 4 herë në vit, ndërsa fëmijët nga 6 deri në 10 herë në vit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, viruset që shkaktojnë të ftohurën arrijnë në 200.

Këto viruse mund të jetojnë tek sendet ose sipërfaqet e prekshme për deri në 48 orë.

Në 60 përqind të rasteve të të ftohurës në mbarë botën, mjekët rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve, ndonëse sëmundja nuk shkaktohet nga një bakter.

Për pasojë, në këto raste antibiotikët janë krejt të panevojshëm.

Kura Natyrale Me Xhenxhefil Dhe Hudhër Kundër Kollës
Kolla mund të bëhet problematike nëse zgjat për një kohë të caktuar.

Ndonëse ajo përbën mënyrën më të shpejtë të pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet e trasha, kolla mund të jetë problematike.

Nëse ajo zgjat mbi 8 javë, atëherë nuk duhet ta shtyni as edhe një minutë takimin me mjeku.

Që të siguroheni se kolla do të ikë bashkë me sëmundjen, përveç medikamenteve, duhet të konsumoni edhe produkte natyrale që e pastrojnë organizmin.

Për këtë kurë natyrale ju nevojiten:

2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,

2 ose 3 thelbinj hudhër të copëtuar

Lëngu i një qepe,

2 lugë çaji me mjaltë

2 gota me ujë (500 ml)

Përgatitja:
Hidheni ujin në një tenxhere. Shtoni xhenxhefilin e grirë ose të prerë në feta sipas dëshirës.

Shtoni hudhrën dhe më pas lërini të marrin valë në një temperaturë mesatare.

Më pas uleni temperaturën, mbylleni kapakun e tenxheres dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 deri në 8 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Kullojeni lëngun në një enë qelqi dhe shtoni lëngun e qepës.

Hidhni edhe dy lugët e çajit me mjaltë, përziejeni çajin mirë dhe pijeni.

Kjo kurë duhet konsumuar dy ose tre herë në ditë kundër kollës me sekrecione dhe asaj të thatë.

AgroWeb.org këshillon që për fëmijët mbi 5 vjeç nga pak çdo ditë deri sa kolla të qetësohet. Jo më shumë se 3-4 ditë rresht./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHA MË I VLERËSUARI I ANËTARËSISË"/ Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët: Ja shifrat e KQZ-së
Previous article KËRKIMET E ANIJES TURKE/ Reagon Greqia: Kërkon të destabilizojë rajonin, kemi njoftuar aleatët

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT