• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kumanova/ Qeveria ‘Zaev’, e gatshme për hetim ndërkombëtar
Home
Rajon

Kumanova/ Qeveria ‘Zaev’, e gatshme për hetim ndërkombëtar

4 November, 2017 Q.Autor Rajon

Për rastin e Kumanovës mund të ketë vërtet një hetim ndërkombëtar. Mediat në Maqedoni citojnë ministrin e Drejtësisë, Bilent Saliji, të pohojë se ekzekutivi është shprehur i gatshëm të angazhojë ekspertë të huaj me qëllim zbardhjen e plotë të çështjes.

Në kuadër të kompetencave të veta, Ministria e Drejtësisë, tha Saliji, do ta ndihmojë në mënyrë aktive këtë proces. Sipas disa juristëve, vendimi gjyqësor ka shkelje të rënda procedurale, të cilat janë konstatuar nga pala mbrojtëse. Në hetim, nga sa thonë ata, nuk janë përfshirë të gjithë, sidomos funksionarë të qeverisë së kaluar, të cilët dyshohet të kenë pasur lidhje me të dënuarit.

Ekspertët në fjalë ngrenë dyshimin se gjykata e mori vendimin duke u mbështetur në faktet e selektuara që ka dorëzuar pranë saj organi i akuzës e thonë se ka dhe prova të tjera që nuk janë paraqitur asnjëherë. Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonier u shpreh se hetimi i ndërkombëtarëve mbi rastet e dyshimta është i mundur, por, sipas tij, fillimisht drejtësia duhet të kërkohet në institucionet vendase, transmeton TCH.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje të premten për një hetim të tillë pasi u mësua se 37 të akuzuarve për rastin e “Lagjes së trimave” iu dhanë 746 vjet burg; 8 prej dënimeve ishin me burgim të përjetshëm.

Vetëm 4 nga të akuzuarit u lanë të lirë. Vendimi i gjykatës në Shkup ngjalli protesta në Prishtinë, Pejë e Gjilan. Tubuesit duken të bindur se të paditurit janë viktima të një komploti të ish-qeverisë maqedonase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Misteri i një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez
Previous article LETRA/ Lefter Sota: Ja e vërteta e 800 mijë eurove që iu gjetën djalit tim

Q.Autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT