• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVONIN KANABIS/ Një në pranga dy në kërkim në Shkodër, policia: Grup kriminal me rrezikshmëri…
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVONIN KANABIS/ Një në pranga dy në kërkim në Shkodër, policia: Grup kriminal me rrezikshmëri…

15 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Lotaj’, policia e Shkodrës njoftoi sot goditjen e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disamujor, coi në pranga 24 vjecarin Florjan Gilaj, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, përkatësisht shtetasin me inicialet A. G. dhe K. B.

Burime zyrtare nga blutë e Shkodrës thanë se në kuadër të këtij operacioni, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e dyshuar, kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:
Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disamujor.

Goditet një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Vihet në pranga njëri prej pjesëtarëve të grupit, shpallen në kërkim dy të tjerë.

Sekuestrohet lëndë narkotike dhe tre telefona celularë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Lotaj”.

Pas një pune të mirorganizuar, në përfundim të hetimit disamujor u bë e mundur goditja e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi:

F. G., 24 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. G. dhe K. B., të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera për një periudhë kohore disamujore, në funksion të procedimit penal, u arrit që të bëhej goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal që ky grup e kishte shtrirë në disa vende të qarkut Shkodër.

Gjatë operacionit rezultoi se në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lotaj, këta shtetas po ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Në brendësi të zonës së pyllëzuar u konstatua edhe një stan të cilin këta shtetas e kishin përshtatur për të fjetur, ku u gjet dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë F. G., ndërsa shtetasit A. G. dhe K. B., të cilët kanë mundur të largohen, janë shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” të kryera në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VRANË VAJZËN DHE E GROPOSËN NË MALIN ME GROPA/ E afërmja rrëfehet mes lotësh: Eglantina i donte shumë vëllezërit...
Previous article MOTI I KEQ ME ERË TË FORTË/ Bashkia e Vlorës thirrje pushuesve në det: Jini të kujdesshëm...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar Aktualitet

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’ Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT