• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVONIN KANABIS NË MAKAZINA E APARTAMENTE/ Shpërbëhet grupi i shqiptarëve në Spanjë, 21 të arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVONIN KANABIS NË MAKAZINA E APARTAMENTE/ Shpërbëhet grupi i shqiptarëve në Spanjë, 21 të arrestuar

5 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grup shqiptarësh, përgjegjës për kultivimin dhe shitjen e kanabisit në shkallë të gjerë është shpërbërë këtë javë pas një operacioni të autoriteteve spanjolle.

Grupi kontrollonte dhjetëra plantacione kanabisi përgjatë bregdetit katalanas, nga El Masnou në Miami Platja, ndërsa në pranga ranë 21 persona, duke përfshirë drejtuesit e organizatës dhe anëtarët më të ulët.

Kreu i grupit ishte një burrë me kombësi shqiptare, i cili prej vitesh jetonte në një apartament në Salou. Raportohet se ai posedonte sasi të mëdha parash, të cilat nuk mund t’i shpenzonte dot në prona. Mediat spanjolle shkruajnë se ai shpenzonte paratë për veshje të shtrenjta, bizhuteri dhe automjete.

Nga ana tjetër në plantacionet e kanabisit që ai drejtonte, punëtorët detyroheshin të punonin për muaj me radhë të mbyllur brenda në magazinë ose në shtëpinë ku ndodhej plantacioni, pa ujë të pijshëm, pa sistem ngrohjeje dhe në kushte të rënda.

Hetimet treguan se shumica ishin shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Katalunjës me detyrën e kujdesit për plantacionet e drogës. Raportohet se anëtarët e grupit ruheshin nga autoritetet dhe grabitjet e mundshme duke instaluar kamera në çdo plantacion dhe duke vendosur detektorë lëvizjeje.

Po ashtu mësohet se pas prodhimit të kanabisit ata përdornin kamionë për të shpërndarë drogën në vendet e Evropës, duke shfrytëzuar edhe pozicionin e Katalunjës, pranë kufirit francez dhe dy porteve kryesore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Kreu i OKB-së thirrje Moskës: Të ndalen menjëherë sulmet ndaj civilëve
Previous article SAMITI NË SPANJË/ Vuçiç i ‘vetmuar’: Shikon nga larg bisedën e Osmanit me Scholz e Micotakis

s.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT