• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVIMI I KANABISIT/ Zbardhen përgjimet e policit dhe trafikantëve: Jepu nga 20 mijë lekë dhe…
Home
Breaking News

KULTIVIMI I KANABISIT/ Zbardhen përgjimet e policit dhe trafikantëve: Jepu nga 20 mijë lekë dhe…

28 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata për Krimet e Rënda ka qenë e bindur se grupi i kultivuesve të kanabisit në fshatin Bylysh të Tepelenës qe iu kap 1.2 ton drogë kishte përkrahjen e punonjësit të policisë Gani Abazi. Sipas gjykatës, ish-shefi i rendit në Tepelenë mbante kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e drogës duke marrë fitime në shkëmbim të lejimit të veprimtarisë kriminale.

Në dosjen e siguruar nga ABCNews gjykata veçon disa biseda, që sipas saj, hedhin dritë mbi inkriminimin e punonjësit të policisë, të dënuar me 8 vjet burg për këtë fakt. E tillë ishte ajo e datës 20 korrik 2016, ku i pandehuri Besim Zika komunikon me një shtetas me emrin Muharrem.

 

+466: Sa marrin këto, sa ke llafosur gjë ti, do ju thuash gjë ti a, qysh tek a. Tu them unë sa doni.

Besim Zika (+581):  Po pyeti ore, si e kanë ata me kile apo.

+466: Po se di fare unë ndaj po them, ke llafosur gjë ti.

Besim Zika (+581): Jo po s’kam folur unë ca fola, Festimi u mor me to, po unë s’kisha bimë që të merresha tamam me kile. Mbarove ti?

+466: Ja dua edhe nga gjysëm ore.

Besim Zika (+581): Po ca, jepu nga 20 mijë lekë dhe të ikin me vrap dhe të thonë edhe falemnderit.

Në të njëjtën ditë, Besim Zika është telefonuar nga një numër tjetër dhe në thelbin e bisedës ka qenë pagesat që garantonin paprekshmërinë e drogës.

809: Po mirë o, i do tani ai kur i do, i do në fund , ca thote ai m..,

Besim Zika: Po s’më ka kërkuar gjë mua ai o jo, nuk më ka thënë gjë, po…

809: Po ai i kishte thënë që t’më nxjerri, gruas 700 mijë lekë o,

Besim Zika: Kur i kishtë thënë,

809: Ja o tani,

Besim Zika:  Nuk e di unë, i tha Muharremit ke kaq rrënjë, unë jam me Muharremin dhe me atë o, tani lëviza një cik, i tha Muharremit unë do ti ç’kul të madhen i tha, të voglën e ke korrur e ta gëzosh, ta hash i tha. O do më japësh 1200 euro tha se e di sa numra ke t‘atyre. Se kush i ngatron kto punë ktu, e dinte edhe sa rrënjë të mëdha kishte Muharremi, une si di kaloj aty e nuk i di, edhe sa të mëdha e të vogla,

809: Ore kish vajtur te Loni ai, kish vajtur te Loni,

Besim Zika: Po unë Lonin k’tu e kisha tani,

809: Dëgjon o,

Besim Zika: Hee,

809: Kish vajt te Loni ai,

Besim Zika: Po,

809: E i kish thënë dua 700 mijë lekë o,

Besim Zika: Po mirë o t’ja japim,

809: Po mirë o në qoftë se i do tani ai tja japim, po mos na lodh by… sa herë të vij në Bylysh ai të kërkojë nga 700 mijë nga 700 mijë, po i do t’ja japim ore, t’i japim një miljon a dy, tre , katër, pesë miljon mos na lodh by.. sa hërë të vij në Bylysh t’kërkoj para ai m…

Ndërsa në bisedën e 2 shtatorit 2018 emri i Ganiut përmendet nga dy të pandehurit Besim Zika e Festim Rona.

842: Merre një çikë Ganiun urgjent tha ai.

Besim Zika: Kë?

842: Ganiun, Ganiun, atë policin.

Besim Zika: Pse ?

842: Nuk e di, thuaji Besos të më marrë urgjent tha se s’po ma hap telefonin.

Besim Zika: Po pse ore ma ngrive gjakun u i q… nënën.

Katër të pandehurit e dosjes janë dënuar nga Shkalla e Parë e Krimeve me nga 8 dhe 9 vjet burg për “kultivim të kanabisit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënim që e kanë ankimuar në Apel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RITA LATI FESTON DITËN E LINDJES/ Roza "na përloti" me urimin emocionues: Ti je bossi që... (FOTO)
Previous article NDRYSHIME NË QEVERI/ Kryeministri grek Aleksis Tsipras shpall kabinetin e ri

k.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT