Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili publikon dokumentin, sipas të cilit LSI i ka kërkuar listat e hapura që në 2017. Vasili shprehet se në vjeshtën e vitit 2017, në komisionin parlamentar të drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi, LSI paraqiti propozimet, kryesori listat e hapura.
Kujtesë për demagogët.(DOKUMENTI).
Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017!
Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore, në vjeshtën e vitit 2017, të drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi, LSI i paraqiti propozimet.
Propozim kryesor i LSI që në 2017 ishin listat e hapura.
DOKUMENTI flet vetë dhe është një kujtesë për të gjithë ata hipokritë dhe demagogë që sot bëjnë sikur iu dogj shpirti për listat e hapura, ndërsa dje vegjetonin pa hapur gojën.