• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUJT VUAN TI JEPI GËZIMIN PESHQESH, KUJTO ATË DITË KUR…”/ Interpretimi RRËQETHËS i Mirush Kabashit që përloti në STUDIO publikun (VIDEO)
Home
Aktualitet

“KUJT VUAN TI JEPI GËZIMIN PESHQESH, KUJTO ATË DITË KUR…”/ Interpretimi RRËQETHËS i Mirush Kabashit që përloti në STUDIO publikun (VIDEO)

28 November, 2019 Delo.autor Aktualitet

Është një nga ato poezitë, videot dhe interpretimet që duhen më së shumti në këto momente kur i gjithë vendi është përfshirë nga paniku që ka shkaktuar tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe dridhjet e tokës po vazhdojnë edhe me magnitudë që shkon deri në 5.

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka interpretuar një poezi prekëse live në emisionin Top Show në Top Channel diten e djeshme.

Poezia që interpretoi Kabashi është e filozofit të shekullit 19 Saadi Shirazi dhe titullohet Mbi Bujarinë.

Interpretimi i Mirush Kabashit emocioni të ftuarit në studio. Ndiqeni interpretimin me poshte:

POEZIA E PLOTE

Në qofsh burr’i mençur veç thelbin shiko,
Se thelbi nuk vdiret, pa sharkun ç’e do.

Kur s’ke bujarinë, as dije – as virtyt,
Figurë pa jetë është emri yt.

Ai do të flejë i prehur nën dhe,
Që nuk e trazon njeriun kur fle.

Mendo sa je vetë, se fis’ e gjiria,
S’kujtojnë të vdekur, s’i lë babëzia!

Gjersa ke florinë, dhuratë e jep,
Se nesër, kur t’ikësh s’e ke më në xhep!

Në do të mos kesh në zemër vurratë,
Kujtoi të mjerët dhe ditë dhe natë!

Që sot thesarin ndaje në të mjerët,
Se nesër ty çelësin ta marrin të tjerët!

Si bukën dhe gjellën me vete i sill,
Se as gruas i dhimbsesh as djalit bandill!

Se ku e ka pikën e zeza shtëpi,
Përveç se të zotit asnjeri s’e di.

Ç’ke sot në dorë m’i vër në pëllëmbë,
Se shpinën e dorës ha nesër me dhëmbë.

Mbuloje me rroba njeriun e shkretë,
Që Zoti për ty-o mbulesë të jetë!

Mos nxirr jashtë derës lypsarin duarthatë,
Se ndoshta zë dyert dhe ti si i ngratë!

Për zemërsëmurët rrëfe dashuri,
Se ndoshta një ditë sëmuresh dhe ti!

Kujt vuan ti jepi gëzimin peshqesh,
Kujto atë ditë kur vuajtje do kesh!

Meqenëse s’bridhke si lypës ndër dyer,
Duaj Zotin, lypsin mos nxirë zemërthyer!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MË MIRË TË NA VRASË TËRMETI SE HASMI"/ Ka shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti, por familja nuk del dot jashtë: Mu bllokua dera... (VIDEO)
Previous article TËRMETI/ Thaçi telefonon Ramën: Do të dërgojmë trupa shtesë të FSK-së në Durrës dhe Thumanë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK Aktualitet

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT