• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES! Shenjat treguese që e ftohura ka kaluar në bronkit, kurat natyrale
Home
Shëndet

KUJDES! Shenjat treguese që e ftohura ka kaluar në bronkit, kurat natyrale

15 January, 2022 s.autor Shëndet

Kufiri mes të ftohurës dhe bronshitit është i hollë sa një fije peri, thonë mjekët. Sipas tyre, një kollë e thjeshtë mund të transformohet në një problem më të rëndë me mushkëritë, nëse pacienti nuk tregohet i vëmendshëm ndaj simptomave.

Kolla është një nga simptomat më dominuese të të ftohurës. Sipas të dhënave kolla është një instrument i vënë në punë nga imuniteti për të eliminuar sekrecionet e tepërta të mbushura me toksina dhe baktere. Por nëse kolla vazhdon edhe pasi e ftohura është larguar, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

4 Shenjat Treguese Që E Ftohura Ka Kaluar Në Bronshit
Një njeri i vëmendshëm mund ta kuptojë nëse e ftohura ka kaluar në bronshit në rastet kur:
Kolla zgjat më shumë se dy ose tre javë
Ka temperaturë,
Kolla shoqërohet me sekrecione të plota dhe me ngjyrë,
Ka vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrja shoqërohet me fishkëllima.

Çfarë Është Bronshiti Dhe Përse Duhet Marrë Seriozisht
Bronshiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni ose irritimi i rrugëve të frymëmarrjes. Ai shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje si pasojë e ngushtimit dhe irritimit të këtyre rrugëve. Bronshiti gjithashtu shoqërohet me sekrecione të shumta dhe kollë të fortë. Bronshiti mund të jetë kronik dhe akut dhe trajtimet bëhen në varësi të llojit.

Bronshiti Akut
Sipas të dhënave, bronshiti akut është i përkohshëm dhe shkaktohet nga një virus. Ai nuk shfaqet kur pacienti preket nga një infeksion bakteral. Simptomat e tij janë: kolla me sekrecione pa ngjyrë, temperaturë, plogështi, rrjedhje të hundëve, bllokim të kraharorit, ethe, vështirësi në frymëmarrje. Duke qenë se bronshiti akut shkaktohet nga një virus, atëherë ai nuk trajtohet me antibiotikë.

Bronshiti Kronik
Në rastin e kësaj sëmundjeje, kolla zgjat deri 3 muaj. Rrugët e frymëmarrjes të prekura nga bronshiti kronik janë të irrituara në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mushkërive. Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të bronshitit akut.

Si Ta Trajtoni Bronshitin Në Kushtet E Shtëpisë
Pini lëngje çdo një deri në dy orë,
Pushoni sa më shumë,
Mos pini duhan,
Përdorni shurupin e shegës ose banane me mjaltë
E fundit por jo nga rëndësia, ndiqni me rigorozitet këshillat e mjekut./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAKËNAQURI KONTE/ Trajneri italian mund të largohet nga Totenhemi në verë
Previous article "TË DUA VËRTETË"/ Einxhel dhe Dagz shijojnë romancën e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT