• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUJDES NGA TEMPERATURAT E LARTA”/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Rreziku më i madh sot dhe nesër, mbroni jetën dhe…
Home
Sports

“KUJDES NGA TEMPERATURAT E LARTA”/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Rreziku më i madh sot dhe nesër, mbroni jetën dhe…

20 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sports

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar ditën e sotme qytetarët e Shqipërisë që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

Agjencia shprehet se qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar sidomos sot dhe nesër. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë këtyre dy ditëve, duke marrë masa, për të mbrojtur jetën e tyre, pronën, gjënë e gjallë dhe mjedisin.

“Kujdes nga 🌡Temperaturat e Larta në Ditët e Ardhshme

Bazuar situatës së krijuar nga 🔥 zjarret në pyje në rajon, nisur nga parashikimi në buletinin e  🇪🇺 Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe nga parashikimi i institucioneve shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj.,  🚨njoftojmë qytetarët dhe institucionet për rrezikun e 🌡temperaturave të larta në ditët në vijim.

📍Sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë “I LARTË” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “I MODERUAR”.

⚠️Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e:

-Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta.

-Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë.

-Pronës, duke shmangur pastrimin e tokës nëpërmjet djegies.

Po ashtu, ju ftojmë të mbani një vëmendje të veçantë për:

– Trashëgiminë kulturore, duke ruajtur vlerat dhe monumentet kulturore nga ndikimi i temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve.

– Mjedisin, duke përdorur burime të qëndrueshme dhe duke minimizuar ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedis.

Ju lutemi të ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve  për të minimizuar ndikimin e temperaturave të larta në jetën dhe pronën tuaj.

📍Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri 24/7 për të koordinuar dhe bashkërenduar strukturat e Mbrojtjes Civile në përballjen e çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON DIVORCIN/ Meta: Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime, sot kam ndjekur rrugën juridike dhe kam njoftuar djalin tim
Previous article LUFTA/ Ukraina do furnizohet menjëherë me raketa të mbrojtjes ajrore, ja kush shtet ia siguron

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT