• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKON DIVORCIN/ Meta: Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime, sot kam ndjekur rrugën juridike dhe kam njoftuar djalin tim
Home
Politikë

KËRKON DIVORCIN/ Meta: Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime, sot kam ndjekur rrugën juridike dhe kam njoftuar djalin tim

21 June, 2024 s.autor Politikë

Ilir Meta ka njoftuar zyrtarisht divorcin nga Monika Kryemadhi, bashkëshorten e tij si dhe partneren politike prej rreth 30 vitesh dhe prindër të tre fëmijëve. Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besarin, i cili i ka thënë meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme me njëri-tjetrin pse nuk gjeni një zgjidhje më të qetë dhe divorci sipas tij është zgjidhja. Shkak për ndarjen sipas ish-presidentit të vendit është bërë këndvështrimi për SPAK-un.

Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.

Meta është përpjekur të japë edhe shpjegime për arsyet që e çuan në një vendim të tillë. Meta thotë se shkak për krisjen u bënë përplasjet politike.

“E para, unë e mendoj se ajo është e pafajshme. E dyta, Batoni (Haxhiu) më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit se “kam menduar se do ta ndaje që kur lanë mandatet”. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar. Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon. Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha.

Pas zgjedhjes time të sforcuar si President, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën. Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës. Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon. Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë” – tha Ilir Meta.

Lajmi për divorcin u bë i ditur në median e Berishës, Syri tv, dhe kjo lëvizje e ish-presidentit vjen në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta, ndërsa mund të jetë edhe një ndarje fiktive.

Më 12 qershor pas 5 orëve që u mor në pyetje nga SPAK, Monika Kryemadhi u distancua nga sulmet e Ilir Metës në drejtim të kreut të SPAK Altin Dumanit. Një ditë më pas (13 qershor), prokurori Sotir Kllapi thirri presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në pyetje për pasurinë vilën në gjirin e Lalzit dhe lejet e dhëna për fshatin turistik. Ilir Meta doli i nervozuar prej SPAK më pas bëri me dije se kishte deklaruar se të gjitha veprimet financiare i kishte kryer Monika Kryemadhi. Madje në një deklaratë të fundit, ka thënë se ata që mbrojnë SPAK, janë baxhella.

Kjo lëvizje e Ilir Metës për të ndarë pasurinë mes çiftit ngjall dyshime si lëvizje për pasurinë nën hetimin e SPAK. Për pasurinë në pyetje nga SPAK është marrë dhe tashëm ish-vjehrra e tij, por edhe familjarë dhe të afërmt të tyre. Në banesën e tyre ka pasur kontrolle nga SPAK rreth një vit më parë ku u sekuestrua dhe mbahet nga SPAK telefoni i Monika Kryemadhit.

Por teksa foli në median e Berishës  ai ka vijuar me sulmet dhe ndaj kreut të SPAK dhe akuzat se drejtësia është e kapur nga Edi Rama. Meta sulmin e çoi edhe më tej drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat gjithmonë kanë deklaruar se e mbështesin SPAK në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

“Nuk kam frikë për Shtetet e Korruptuara të Amerikës, e atij Dum Dumanit. Mua më  kanë përballë shtetet e korruptuara të SHBA-së dhe Altin Dumani”– tha Meta.

Ndarjen nga Meta, Kryemadhi e pati parlajmëruar që në prill, pasi tha se kanë ‘një marrëdhënie të ngrirë’ me njëri-tjetrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ I gjithë vendi ‘përvëlohet’, temperaturat shkojnë mbi 40 gradë
Previous article "KUJDES NGA TEMPERATURAT E LARTA"/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Rreziku më i madh sot dhe nesër, mbroni jetën dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT