Thonjtë e shëndetshëm me lëkurë të shëndetshme do të duhej të jenë ngjyrë rozë, mirëpo nëse në thonj është e pranishme edhe ngjyra e verdhë, mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi shëndetësor ose mund të jetë rezultat i ndonjë shprehie të keqe.
Problemet shëndetësore – pamja e verdhë e thonjve mund të jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore si për shembull sëmundja e mëlçisë, veshkave ose sëmundjeve të mushkërive, diabeti, mangësi hekuri dhe zinku, infeksionet fungale. Thonjtë bëhen të errët të verdhë dhe ngjyrë kafe të çeltë, dhe zhvishen e mbajnë erë të pakëndshme.
Si të largoni ngjyrën e verdhë nga thonjtë
*Zhytini thonjtë për pak minuta në lëng limoni të freskët në të cilin duhet të keni shtuar edhe pak sodë bikarbon. Acidi i lëngut të limonit i kombinuar me sodë ndihmon në heqjen e ngjyrës të padëshirueshme.


