• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES! Ja cilat janë ushqimet që vrasin më shumë se duhani
Home
Shëndet

KUJDES! Ja cilat janë ushqimet që vrasin më shumë se duhani

24 September, 2024 s.autor Shëndet

Duhani konsiderohet si një ndër armiqtë më të mëdhenj të shëndetit të njeriut.

Për shkak të tij, njerëzit vuajnë nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe mund të mos ngopet dot me frymë.

Por ekspertët kanë zbuluar një armik më të madh se duhani.

Bëhët fjalë për ushqimet e shpejta: sufllaqet, paninet, hamburgerat, proshutat, patatet e skuqura , ëmbëlsirave industriale e të tjerë.

Një studim amerikan konfirmon se ngrënia e ushqimeve të një cilësie jo të mirë vret më shpejt se duhani.

Të jemi të qartë, ushqimet e shpejta nuk janë konsideruar kurrë një alternativë e shëndetshme por ekspertët po zbulojnë gjithnjë e më shumë rreth tyre.

Ngrënia pa mendje në mesnatë ose edhe gjatë ditës e patatinave, pijeve të gazuara, ëmbëlsirave, panineve e sufllaqeve është një prej kërcënimeve më të mëdha të njerëzimit.

Ushqimet e Shpejta Vrasin Më Shpejt
Studimet amerikane, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se kufizimi i këtyre ushqimeve do të kursente plot 11 milion jetë.

Duhani shkakton 8 milion vdekje në vit ndërsa tensioni i lartë i gjakut si pasojë e ushqimit të keq i merr jetën 11 milion njerëzve.

Sipas studimit, të rinjtë janë më të rrezikuar sepse ata janë konsumatorët më të mëdhenj të këtyre ushqimeve.

Ushqimet e shpejta ofrojnë kalori e yndyrna dhe asnjë ushqyes të nevojshëm siç është në rastin e perimeve dhe frutave.

Mungesa e një regjimi të shëndetshëm ushqimor rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut në zemër dhe diabetin e tipit 2.

Ekspertët thonë se nëse nuk hiqni dorë plotësisht nga këto ushqime, përpiquni të vendosni disa ekuilibra në të mirë të shëndetit.

Për shembull, nëse jeni dashamirës të patateve të skuqura, vendosni disa kufinj. Ju mund të hani 6 patate të skuqura në ditë për sa kohë i kombinoni ato me një sallatë shumëngjyrëshe e të pasur në vlera.

Më Shumë Njerëz Të Shëndoshë Në Vendet e Pasura
Studimi amerikan të cilit i referohet AgroWeb.org zbuloi gjithashtu një faktor interesant.

Njerëzit që jetojnë në vende të zhvilluara e të pasura jetojnë më keq në aspektin ushqimor.

Ata konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara se njerëzit në vendet në zhvillim ku konsumi i drithërave dhe perimeve është më i lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUHI DHE SHIRA TË RRËMBYESHËM/ Paralajmërimi i frikshëm
Previous article LAJM I MIRË/ Aeroporti i Tiranës tejkalon 8 milionë pasagjerë për rreth 9 muaj

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT