Një nevojë fiziologjike dhe mendore e çon marrëdhënien në një tjetër dimension, por ndonjëherë një gabim i vogël mund të bëjë hatanë.
Në fakt më shumë se një gabim i vogël, bëhet fjalë për një ndër pozicionet më klasikë gjatë aktit intim që mund të çojë në një problem të rëndë siç është thyerja e organit gjenital mashkullor.
Në një studim të publikuar në “Advances in Urology”, pasi u analizuan rastet e meshkujve të hospitalizuar me fraktura penile (thyerje të organit gjenital), studiuesit arritën në konkluzionin shokues se gati 50% e rasteve ndodhnin si pasojë e pozicionit misionar të femrës, ose kur femra qëndron sipër.
Sipas tyre, kjo ndodh pasi në këtë pozicion femra kontrollon lëvizjet me gjithë fuqinë e trupit dhe një penetrim i gabuar ose një lëvizje e pakontrolluar mbi organin e eksituar mund të rezultojë fatal.


