• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUFIZOVE TË DREJTËN E VOTËS, VENDIM JO PROPORCIONAL”/ A lajmëroi Venecia shkeljen e nenit 17 të Kushtetutës nga Presidenti?
Home
Politikë

“KUFIZOVE TË DREJTËN E VOTËS, VENDIM JO PROPORCIONAL”/ A lajmëroi Venecia shkeljen e nenit 17 të Kushtetutës nga Presidenti?

14 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Alteo Hysi/

Komisioni i Venecias bëri publik sot opinionin e ekspertëve mbi shkeljet kushtetuese të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, lidhur me anulimin dhe më pas shtyrjen e zgjedhjeve vendore të këtij viti. Sipas Komisionit, nuk mundet që Presidenti të aplikojë parimin “actus contrarius”, pra aktin negativ të anulimit të një vendimi të tij në këtë rast, sepse pika gj) e nenit 92 të Kushtetutës nuk e parashikon këtë.

E në këto kushte, Venecia i kujton Presidentit nenin 94 sipas të cilit, ai nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë. Komisoni shton se me anulimin e zgjedhjeve dhe caktimin e një date të re, ai ka kufizuar të drejtën e votës, që është një nga të drejtat bazë të njeriut sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por përveç këtyre tre pikave të forta të analizës që i bëjnë kushtetutës sonë ekspertët e Venecias, ka edhe një tjetër gjetje që shpreh në vetvete shkeljen e kushtetutës në nenin 17 të saj. Për ta kuptuar mjafton të bëjmë një analizë të thjeshtë të gjetjeve.

Në pikën 46 të opinionit të Vencias thuhet se parimi “actus contrarius” nuk është plotësisht i zbatueshëm në çështje të lidhura me të drejtat e njeriut, sepse çdo kufizim në të drejtat e njeriut, duhet të përputhet me parimin e proporcionalitetit. Anullimi ose shtyrja e zgjedhjeve, thotë Venecia, ndikon direkt të drejtën e votës, që është një e drejtë e njeriut. Një kufizim i tillë, shtojnë ekspertët, duhet të jetë proporcional.

Por çfarë është parimi i proporcionalitetit dhe çfarë nënkupton Venecia kur thotë që “një kufizim i tillë si e drejta e votës duhet të jetë proporcional?”. Parimi i proporcionalitetit përbëhet nga 3 elementë, sa i takon vlerësimit të një mase të ndërmarrë për të mbrojtur një interes të ligjshëm (në këtë rast shtyrja e zgjedhjeve).

Sipas ekspertëve të huaj, duhet që kjo masë të jetë:

1. e përshtatshme për arritjen e objektivit të kërkuar.

2. e domosdoshme, në kuptimin që nuk ka asnjë mundësi tjetër në dispozicion që të jetë më pak kufizuese ndaj lirisë së individit, nuk ka masa më pak të dëmshme për individin.

3. proporcionale stricto sensu (proporcionaliteti në kuptimin e ngushtë) i orientuar drejt peshimit të interesave të përfshira në konflikt. Duhet të merret në konsideratë nëse masa është në disproporcion me kufizimet e vendosura. Praktikisht, këto janë tre elementët që Presidenti duhet të kishte marrë parasysh kur ushtroi aktin e anullimit të dekretit të tij.

Nëse kufizimi i të drejtës themelore ishte një masë për të ruajtur rendin publik nga sulmet dhe flakët mbi parlamentin, për të cilin Meta kishte informacion, ai duhet të provonte se në ç’masë ky vendim, mundëson një balancë midis të drejtës së kufizuar dhe mbrojtjes së interesit publik.

Këtë ia kërkon neni 17 i kushtetutës, i cili udhëhiqet nga parimi i proporcionalitetit, nen i cili përcakon detyrimin që kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore, siç bëri Meta me të drejtën e votës, të jenë në përputhje me gjendjen që e ka diktuar kufizimin. Cila ishte gjëndja që diktoi kufizimin e së drejtës së votës? A ishte kjo një gjëndje e rrethanave të luftës, apo një emergjencë kombëtare?

Sipas Venecias, anullimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e situatës së emergjencës.

“Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata emergjente nuk u ndoqën në rastin e Presidentit. As nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad hoc për shtyrjen e zgjedhjeve”, shkruan komisioni duke rrëzuar presidentin.

Kufizimi i së drejtës së votës në kushtet kur nuk kemi një emergjencë kombëtare, është sipas kësaj logjike, jo proporcional.

Kjo do të thotë se presidenti është në kushtet kur nuk mund të përligjë dot se me ç’qëllim ndërmori aktin negativ “actus contrarius” duke kufizuar, në shkelje të nenit 17 të kushtetës, të drejtën bazë të qytetarëve shqiptarë. Presidenti nuk mundet që të na thotë nëse ky kufizim ishte i përshtatshëm, i domosdoshëm apo një mjet i peshimit të interesave gjithëpërfshirëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NJË "NGËRÇI" QË ZGJATI DISA MUAJ/ Rinisin punimet për ndërtimin e stadiumit të Partizanit… (VIDEO)
Previous article ''KJO JAM UNË SA HERË QË DUHET TË SHKOJ DIKU DHE...''/ Ja ç'bën Jona Spahiu kur është me VONESË

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT