• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUFIZIMI I LIRISË SË LËVIZJES/ Vetëvendosje dërgon Thaçin në Kushtetuese
Home
Rajon

KUFIZIMI I LIRISË SË LËVIZJES/ Vetëvendosje dërgon Thaçin në Kushtetuese

31 March, 2020 Delo.autor Rajon

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për thirrje për moszbatim të vendimit qeveritar lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherë anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se presidenti me veprimin e tij ka bërë shkelje të aktit më të lartë juridik.

”Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit të Kosovës me 23 mars i cili bëri thirrje për rezistencë qytetare respektivisht për moszbatim të vendimit të qeverisë në lidhje me masat emergjente të adresuar për të menaxhuar situatën me COVID- 19”, tha Nagavci.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati kundërshtuar masat e vendosura nga qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit, pa u shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Thaçi pati thënë se ‘qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojë vendimet kundër-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, pati thënë Thaçi.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të interpretojë kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë luftimi kundër COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IMPORTET PËR LËNDËN E PARË/ Nga 1 prilli shfuqizohet taksa, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë
Previous article KORONAVIRUSI/ Humbja e shijes dhe probleme me nuhatjen, simptoma që prekin 1 në 3 pacientë 

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT