• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUFIRI DETAR/ OMONIA vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare: Marrëveshja për delitimin do ndalte “helmin” kundër grekëve
Home
Politikë

KUFIRI DETAR/ OMONIA vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare: Marrëveshja për delitimin do ndalte “helmin” kundër grekëve

29 August, 2020 F.autor Politikë

Në vijim të debatit për zgjerimin e hapësirës territoriale greke edhe me 6 milje, ΟΜΟΝΙΑ vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare.

“Konstatojmë me kënaqësi se vihet re korrespondim pozitiv dhe diferencim thelbësor nga pozicionet negative ngurruese që manifestonte qeveria në Shqipëri, duke kultivuar për pasojë klimë dyshimi”, thekson reagimi.

Më tej, deklarata thekson se dialogu midis dy qeverive, shqiptare dhe greke, bëhet realitet i kapshëm, sipas parashikimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit posaçërisht.

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek thekson se manifestimi në këtë moment i një vullneti pozitiv për përmbylljen e procedurave të definimit, “ka për të izoluar më tej qendrat që kultivojnë klimë mosbesimi kundrejt Greqisë dhe helmojnë opinionin publik”.

Reagimi i plotë:

Tema: Synimi për marrëveshje të përmbyllur për kufijtë detarë Shqipëri-Greqi përbën shans për rehabilitimin e klimës së mirëbesimit mes dy vendeve. Përpjekjet për kultivim dhe ruajtje të frymës së dyshimit nga qendra të caktuara dhe mjete të informimit masiv në Shqipëri janë diametralisht  kundër interesit të përbashkët dhe perspektivës së saj europiane.

Duke implementuar të drejtën e saj që buron nga rendi juridik dhe praktika ndërkombëtare, për zgjerimin e Ujërave Territoriale në Jon, Qeveria Greke, veç të tjerash sjellë në orbitë dinamike edhe të gjithë çështjen e negociatave për arritjen e rregullimit integral të kufijve detarë me Shqipërinë.

Konstatojmë me kënaqësi se vihet re korrespondim pozitiv dhe diferencim thelbësor nga pozicionet negative ngurruese që manifestonte qeveria në Shqipëri, duke kultivuar për pasojë klimë dyshimi. Veç të tjerash ruajtja e këtij refuzimi, të vetmes gjë që nuk i shërben është interesi e vetë shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Lë të ekspozuar vendin se u shërben objektiva të të tretëve – të trazavaçit Oriental të sigurisë ndërkombëtare – se nuk e ka aftësinë të tregoj përkushtimin adekuat në parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, si parakusht këto për avancimin më tej të perspektivës europiane të integrimit.

Manifestimi në këtë moment të të gjithë vullnetit pozitiv për përmbylljen e procedurave të definimit, ka për të izoluar më tej qendrat që kultivojnë klimë mosbesimi kundrejt Greqisë dhe helmojnë opinionin publik. Madje përbën kontribut të vyer në një moment kritik në çështjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sepse tepron një vatër shtesë tensionesh dhe keqkuptimesh, ngaqë për shkak të veprimeve të Turqisë ekziston tanimë vatër e nxehtë konflikti në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Me dialog mes qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë, Marrëveshja mundet të bëhet realitet i kapshëm, sipas parashikimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit posaçërisht, duke dëshmuar për pasojë se rikualifikimi i marrëdhënieve Shqiptaro- Greke përbën vullnet të shoqërisë, por edhe faktor për mirëqenien e popullit të Shqipërisë dhe për më tepër kontribut esencial në krijimin e stabilitetit dhe paqes në ambientin më të gjerë gjeostrategjik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERKUPA E ANGLISË/ "Topçinjtë" mposhtin Liverpool me penallti, Klopp humb trofeun e parë të sezonit
Previous article ARRIHET AKORDI/ Van de Beek me ekip të ri, Ajaxi konfirmon gjithçka!

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT