• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUFIJTË KOSOVË-SERBI/ Hahn: Çdo marrëveshje s’duhet të ndikojë në stabilitetin e rajonit
Home
Shqipëri

KUFIJTË KOSOVË-SERBI/ Hahn: Çdo marrëveshje s’duhet të ndikojë në stabilitetin e rajonit

27 August, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

A e mbështet zoti Hahn korigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve? Cila është ideja më e pranueshme, apo Kosova duhet të arrijë marrëveshje me Serbinë me këta kufij me të cilën e ka shpallur Pavarësinë?

Komisionieri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn ka këtë koment:  “Mendoj që nuk është e përshtatshme në këtë fazë të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat në vazhdim. Presupozoj se takimki javën e ardhshme në Bruksel nuk do të jetë takimi i fundit.

Do të jetë një tjetër takim në vijim dhe sigurisht do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje për rrjedhojë ju lutem kuptoni se nuk jam i gatshëm të bëj asnjë koment, veç atij që sigurisht siç është parashtruar në strategjinë e Ballkanit Perëndimor ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhura mosmarrëveshjet dypalëshe.”

Hahn nënvizoi se cila do të jetë marrëveshja e arritur ajo nuk duhet të ndikojë në stabilitetin e rajonit.

Johannes Hahn:  E dyta: Ajo çfarë ka vlerë për ne është stabiliteti në të gjithë rajonin. Duhet të mbajmë parasysh se çdo lloj marrëveshjeje dy palëshe nuk duhet të ndikojë stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Duhet të jetë e kundërta të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon. Cilido të jetë objektivi përfundimtar ky duhet të jetë objektivi kyç. Sa më shumë stabilitet në të gjithë rajonin duke zgjidhur mirëfillimi konfliktet dy palëshe.

Kryeministri Rama u shpreh se ndante të njëjtin qëndrim me komisionerin për zgjerimin e BE-së.

Edi Rama: “Keni dhe nënshkrimin tim të fjalës që sapo tha komisioneri” u shpreh Rama.

Hahn dhe kryeministri Rama iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve pas takimit informal të kryeministrave të rajonit që u mbajt sot paradite në Durrës.

Por ndërsa komisioneri për Zgjerimin e BE-së nuk përjashton asnjë zgjidhje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, – i cili ndodhej po në Durrës – ështe i prerë kur thotë Kosova i ka kufijtë e saj dhe duhen respektuar.

Ramush Haradinaj: “Po flitet shumë për kufijtë, por Kosova i ka kufijtë e vet. I ka me Shqipërinë, i ka me Malin e Zi, i ka me Maqedoninë, i ka me Serbinë. Ne i respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjë kreativitet i ri në dizenjim të tyre, por duhet të respektojmë kufijtë që kemi.”

Më 7 shtator është caktuar takimi në Bruksel i presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pritet që ky takim të pasohet dhe me takime të tjera.

Më 25 gusht, në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, Hahn tha se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për ndryshim të kufijve, kjo nuk mund të përdoret si arsye për ndryshime kufijsh në vende tjera në rajon.

“Pa marrë parasysh se cila është zgjidhja dhe ne nuk përjashtojmë asgjë, duhet ta dimë se gjëja më e rëndësishme është stabiliteti në rajon. Kjo lloj marrëveshje nuk duhet të shtyjë ide të tjera. Pra edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë me dije se kjo është një marrëveshje vetëm për këtë rast, që ne fund të ditës do të kontribuojë që të krijojë stabilitet, paqe dhe prosperitet në rajon”, u shpreh Hahn.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKOHET MILANI/ Mbrojtësi që shkëlqeu me NAPOLIN, pranë largimit nga "San Siro"
Previous article PLAS SHERRI NË TIRANË/ 41 vjeçari GRUSHT të moshuarit. DYSHOHET se...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT