• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KU KA VULLNET, KA ZGJIDHJE”/ Bashkia Shijak, fituese e dy çmimeve në konkursin e Praktikave të mira
Home
Politikë

“KU KA VULLNET, KA ZGJIDHJE”/ Bashkia Shijak, fituese e dy çmimeve në konkursin e Praktikave të mira

9 December, 2020 F.autor Politikë

Sot në kuadër të Konkursit të Praktikave të Mira u organizua forumi që tregon shembujt më të mirë të qeverisjes vendore në praktikë për edicionin e vitit 2020. Edicioni 2020 për Praktikat e Mira u drejtua nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në këtë edicion, Bashkia Shijak konkuroi me praktikën e mirë në Menaxhimin e Situatës të Emergjencës Civile mbas tërmetit të 2019.

Prefekti i Qarkut, me prezencë të Kryetarëve të Bashkive dhe Kryetarëve të Këshillave Bashkiake të Qarkut Durrës dhe Kryetarit të Këshillit të Qarkut Durrës, organizoi ceremoninë e ndjekjes live të ndarjes së çmimeve për bashkitë fituese të Qarkut. Bashkia Shijak rezultoi fituese e dy çmimeve me praktikën e mirë në kategorinë e Emergjencave Civile:

• I jepet Çmim nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Bashkisë Shijak për menaxhimin e suksesshëm të situatës së emergjencës nga tërmeti i Nëntorit 2019, bashkëpunimin me institucionet qëndrore dhe vendore e donatorët për ofrimin e shërbimeve qytetarëve të prekur, identifikimin e dëmeve dhe zbatimin efektiv të masave për rindërtim.

• I jepet Çmimi i Publikut Bashkisë Shijak në praktikat e mira në menaxhimin e situates të emergjencës civile mbas tërmetit të 2019.

Postimi i kryetarit të Bashkisë Shijak, Elton Arbana:

Bashkia Shijak, FITUESE ÇMIMI I PUBLIKUT ÇMIMI I PRAKTIKAVE TË MIRA në Mbrojten Civile. Ndjehem i nderuar që Bashkia e Shijakut u përfaqësua denjësisht në Konkursin e Praktikave të Mira që tregon shembujt më të mirë të qeverisjes vendore në praktikë për edicionin e vitit 2020.

Ndjehem i nderuar që kemi menaxhuar suksesshëm situatën e Emergjencës nga tërmeti i Nëntorit 2019, si dhe bashkëpunimin me Institucionet Qëndrore dhe donatorët. Për ne do të thotë shumë, pasi përbën një fitore morale të gjithë stafit të administratës që kanë punuar me orare të zgjatura që pas tërmetit të nëntorit, për të mbyllur sa më parë procedurat për Rindërtimin.

Sot qyteti ynë po ndryshon. Çdo ditë, familjet që kanë humbur shtëpinë po marrin në dorë celësat e shtëpisë së re falë MBËSHTETJES së Kryeministrit Edi Rama, Qeverisë shqiptare dhe donatorëve. Falenderoj Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore si dhe mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Faleminderit të gjithë atyre që vlerësuan punën tonë në Menaxhimin e Situatës të Emergjencës Civile mbas tërmetit të 2019. Ky çmim më shtyn të punoj më tepër për gjithë qytetin e Shijakut. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË PROTESTË/ Tetë policë PLAGOSEN dhe dërgohen në spital
Previous article MIDTJYLLAD-LIVERPOOL/ Klopp i beson treshes së sulmit Minamino, Salah, dhe Origi (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT