Një stan në një zonë të pyllëzuar në Lezhë ishte përshtatur për kultivim kanabisi, ndërsa 2 persona kanë rënë në pranga dhe është ndaluar edhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca.
Gjatë operacionit anti-drogë të zhvilluar nga bultë e Lezhës, në stanin e përshtatur si ‘shtëpi bari’ u sekuestruan 2973 bimë kanabis.
Sipas bluve në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Armel Nikdukaj 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç banues në Koplik. Ata dyshohet se kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.