Gati rikthimi në atdhe i 132 shtetasve shqiptarë, pjesa më e madhe studentë, që ndodheshin në Britaninë e Madhe. Nisja nga aeroporti Luton i Londrës u bë në orën 12.00 dhe pritet që rreth orës 15.00 të jenë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Operacioni i rikthimit po realizohet me ndihmën e qeverisë shqiptare, përmes “Air Albania”, e cila ka rikthyer një numër qytetarësh që ndodheshin jashtë Shqipërisë përpara mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë globale nga Covid-19.
Alpenews.al sjell pamjet e pak momenteve para nisjes të shqiptarëve nga kryeqyteti britanik ku përveç“Air Albania” që po i pret, bie në sy fakti se aeroporti që në ditë të zakonshme pret dhjetra mijëra udhëtarë nga e gjithë bota, sot ësht totalisht i boshasitur dhe të gjithave “Duty Free” dhe shërbimet e tjera duken gjithashtu të pezulluara.