Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.
Kryeministri Rama para nisjes për në Liban tha se të parët do merren katër fëmijë dhe një grua. Operacioni do vazhdojë edhe në disa faza për të tërhequr të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre.
Prej dy vitesh ato mbahen në kampin e Al Kolit, kamp i kontrolluar nga kurdët të cilët ishin faktori kryesor në luftën kundër ISIS në terren. Gratë e ish luftëtarëve shqiptarë që ju bashkua shtetit terrorist të ISIS ngelen në rrugë dhe historia e tyre u bë e njohur për shkak të historisë së Alvin Berishës.
“Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë
Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan Rama.


