Dalin nga kampi Al-Hol 4 fëmijë shqiptar dhe një person me aftësi të kufizuara.
Lajmi është dhënë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, sipas të cilës gratë dhe fëmijët janë trajtuar fillimisht nga mjekë dhe më pas do të nisen për në Shqipëri.
“Nën udhëzimet e Khaled Hboubati, president i Gjysmëhënës së Kuqe Siriane po bëhet i mundur transferimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi Al Hol në Hasekeh të Sirisë. Ata janë shoqëruar fillimisht për në Damask dhe më pas do të bëhet transferimi për në Shqipëri“, shkruan Gjysmëhëna e Kuqe Siriane në Facebook.


