Personalitetet drejtuese të partisë konservatore gjermane Unioni Kristian Demokrat (CDU) filluan sot në Berlin një takim dy ditor për të përgatitur një konferencë të CDU-së në dhjetor ku do të zgjidhet lideri i ri i partisë që do të zëvendësojë kancelaren Angela Merkel.
Merkel, që ka drejtuar partinë për 18 vite, njoftoi javën e kaluar se do të heqë dorë nga udhëheqja e bllokut të saj konservator pas zgjedhjeve në Hese dhe Bavari në dy javët e kaluara, raporton ata.
Kjo deklaratë nga Merkel, që tha se ende synon të mbyllë mandatin e saj si kancelare deri në 2021, ka hapur garën për zëvendësimin e saj, ku deri tani janë shfaqur tre figura kryesroe të CDU-së.


