Ish deputeti Basha dhe njëkohësisht kreu i partisë demokratike, është i shquar përsa i përket ngatërrimit të fjalëve, datave dhe numrave. Gjatë takimit të djeshëm me fermerët të fshatit Luz I Vogël në Kavajë ish deputeti Basha ka bërë një “gafë” tjetër.
Teksa mbante fjalimin se çfarë do të bënte ai kur të vinte në pushtet për fermerët ish deputeti Basha ngatërroi datën se kur I ka thirrur qytetarët në protestë. Kreu i PD-së tha 13 shkurt në vend që të thoshte 13 prill.
“Do t’i marrim gjërat shtruar dhe unë dua të flas shumë shtruar. E para njëherë, dëgjoni këtu. Në kuptimin figurativ, këtë sistem që ndodhet këtu, duhet me e përzënë dhe duhet me e përzënë me një hu të madh. Prandaj duhet të jemi të gjithë bashkë më 13 shkurt”, tha kryedemokrati.
Opozita ka paralajmëruar një protestë më 13 prill, e cila do të mbahet në orën 18:00, përpara Kuvendit.
AlpeNews.al ka siguruar videon ku ish deputeti Basha ngatërron datën e protestës:


