• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYETARI “GABOI” PRAPË/ Basha ngel sërish në matematik: 40-ta, sa dyfishi i 400-s!?
Home
Politikë

KRYETARI “GABOI” PRAPË/ Basha ngel sërish në matematik: 40-ta, sa dyfishi i 400-s!?

30 January, 2019 F.autor Politikë

Lideri i opozitës, i famshëm për gafat e tij në mbledhje dhe zbritje në Parlament, është rikthyer të gabojë sërish në matematikë.

Gjatë një vizite në Shkodër, në kuadër të një turi përgjatë të cilit Basha po përpiqet të rekrutojë sa më shumë persona për një protestë të shpallur në 16 shkurt, kreu i opozitës deklaroi se do të mjaftonte buxheti i Unazës së Madhe, për të dyfishuar fondet për arsimin.

Problemi i vetëm për Bashën është që ndërsa fondi i parashikuar për zgjerimin e Unazës nga Astiri tek Shqiponja është rreth 40 milionë euro, buxheti i arsimit për vitin 2019 është 39,1 miliardë Lekë të rinj, pothuajse 400 milionë dollarë.

Me logjikën e përdorur, për shkak të një lapsusi apo për thjesht për të bërë politikë me premtime të parealizueshme, Basha përsëri “ngeli” në matematikën e tij bazike.

Ndër premtimet e tjera, Basha tha se me marrjen e pushtetit do të ulë çmimin e naftës, energjisë, do të rrisë rrogat, pensionet, do ulë taksën për sipërmarrjen, dyfishojë buxhetin për arsimin, do subvencionojë shtresat në nevojë, etj etj.

Nëse të gjitha këto do të ndodhin përnjeherë, fatura për t’u paguar do të ishte prej disa miliardë eurosh më shumë, në një kohë që i gjithë buxheti i shtetit shqiptar është rreth 3,5 miliardë euro në vit.

Ndaj, ose plani i Bashës me ardhjen në pushtet bazohet tek një rritje astronomike e borxhit, për të financuar nismat që ai reklamon ose sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me premtime boshe elektorale, të cilat janë qartësisht të parealizueshme që në pamje të parë. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri më Tiranë. Vdes ish-polici, ishte...
Previous article ZYRTARIZOI LIDHJEN ME ENIN/ Prishen marrëdhëniet mes Greta Koçit dhe Genc Prelvukajt (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT