• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“KRYEQYTETI EUROPIAN I KULTURËS 2024″/ Tirana hedh kandidaturën e saj
Home
Kulturë

“KRYEQYTETI EUROPIAN I KULTURËS 2024″/ Tirana hedh kandidaturën e saj

6 November, 2018 k.autor Kulturë

Në vitin 2024 Tirana mund të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës. Bashkia e Tiranës ka hedhur kandidaturën për të qenë ajo qendra e kulturës në Europë. Konfirmimi vjen nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi mori pjesë në Konferencën e parë të Kryeqyteteve Europiane të Kulturës që po zhvillohet në Firence, ku drejtues vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të njohur të artit, diskutuan mbi rolin e kulturës në zhvillimin ekonomik të qyteteve.

 “Shqipëria ka aplikuar për të qenë kandidate në vitin 2024, ndaj e kemi shfrytëzuar këtë mundësi të shkëlqyer të gjithë kryeqyteteve evropiane të kulturës në të kaluarën, për të lobuar për kandidaturën tonë. Falë kontributit të mikut tonë, Dario Nardella, kryetar i Bashkisë së Firences, qytetit tonë binjak, besoj se Shqipëria ka shanse shumë të mira, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e këtyre qyteteve në përgatitjen e kandidaturës së saj për vitin 2024”, theksoi ai.

 Duke e cilësuar kandidaturën e Tiranës një mundësi e shkëlqyer për kryeqytetin, Veliaj shprehu bindjen se falë përgatitjeve që tashmë kanë nisur, do të kemi një tjetër histori suksesi. “

Si të gjitha qytetet që kandidojnë për të qenë mikpritës të Lojërave Olimpike, Kampionatit Botëror të Futbollit apo të aktiviteteve të ndryshme, përgatitjet fillojnë vite më përpara. Ndaj, po i fillojmë përgatitjet 4-5 vite përpara, që kur të kemi edhe infrastrukturën, edhe buxhetin e nevojshëm, plus ndihmën që vjen nga Komisioni Evropian, besoj do të prodhojmë një histori tjetër suksesi për Tiranën tonë”, u shpreh Veliaj. 

 Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë artit dhe kulturës, duke shumëfishuar buxhetin e vendosur në dispozicion të saj. 

“Kultura sot nuk është vetëm art dhe teatër. Kultura sot është biznes, turizëm, sjell ekonomi. Ndaj, jam shumë i lumtur që Tirana po përgatit këtë kandidaturë. Sot, teksa përgatitemi për Teatrin e Ri, teksa kemi Turbinën, Shtëpinë e Gjetheve, kemi hapur shumë muze, kemi shumëfishuar buxhetin për art dhe kulturë, si nga qeveria qendrore, ashtu edhe nga bashkia lokale, besoj se kandidatura jonë ka një shans të shkëlqyer për të qenë e suksesshme”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHELOZI NË MADRID/ “Senatorët” duan rritje page
Previous article KANCELARI AUSTRIAK KURZ NË PRISHTINË/ "Nëse Prishtina e Beogradi arrijnë marrëveshje, e mbështesim"

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT