Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj po zhvillon një takim me partnerët ndërkombëtarë dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit.
Në fokus të këtij takimi do të jetë hetimet për trafikun e drogës, mjetet e vjedhura si dhe prostitucioni dhe pastrimi i parave.
Bëhet me dije se në këtë takim do të marrë pjese edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj.
Kujtojmë se 4 ditë më parë kryeprokuroja e Tiranës thirri një tjetër takim me drejtuesit e lartë të policisë lidhur me kriminalitetin në vendin tonë dhe ngjarjet e fundit.


