• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRYEPOLICI i Shkodrës/ Detajet e superoperacionit për autorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulëzim Kullës (EMRAT)
Home
Aktualitet
Drejtësi

KRYEPOLICI i Shkodrës/ Detajet e superoperacionit për autorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulëzim Kullës (EMRAT)

8 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pas ngjarjes së shpërthimit me eksploziv ditët e fundit të këtij muaji, sot ka dalë në një deklaratë për mediat Drejtori i Policisë së Shkodrës Gjovalin Loka i cili ka theksuar:

“Pas ngjarjes së 13 janarit të vitit 2016 janë zbardhur të plota të gjitha detajet. Janë arrestuar nga operacioni TOGETHER dy persona. Këto të dy të arrestuar janë Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi punonjës policie në komisariatin e Sarandës”.

Këto detaje nga vrasja e Lulëzim Kullës, dhe nga ngjarje të tjera si ajo e Gjirokastrës më 07 shkurt të këtij viti janë disa prej operacioneve që Policia e Shkodrës ka zbardhur të plota vijueshmërinë e tyre, duke kryer edhe arrestime.

  • DEKLARATA E PLOTË E LOKËS

Sot, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, falë një pune intensive hetimore zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur në 13 janar 2018.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i mirë-organizimit dhe koordinimit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEAs, FNSH-së, së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– Endri Çopja 29 vjeç
– Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar masë sigurie “Arrest në burg, në mungesë”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L.K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Serxho Teta, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fshati i jetëgjatëve: Rekordi në Sardenja, arrin 110 vjeç
Previous article Fitoi 559 milionë $! Në gjyq për t’i shpëtuar fatit të keq

g.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT