• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRYEPLAKU I FSHATIT “VIKTIMË” DHE “VRASËS”/ Rastet e FRIKSHME: Nga masakrat tek sherri për PULAT
Home
Breaking News

KRYEPLAKU I FSHATIT “VIKTIMË” DHE “VRASËS”/ Rastet e FRIKSHME: Nga masakrat tek sherri për PULAT

11 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Mat, ku kryeplaku i fshatit Kujtim Koxha ka qëlluar për vdekje tre persona dhe ka plagosur një tjetër që po lufton ende me jetën.

Shkak për ngjarjen ka qenë ndërtimi i rrugës e cila prekte pronën e Koxhës. Ai ka kërkuar ndërprerjen e punimeve deri në dëmshpërblimin financiar për pjesën e tokës që i prekej nga zgjerimi i rrugës që lidh Njësinë Administrative Lis me qytetin e Burrelit.

Raste të tilla, ky kryeplaku i fshatit apo një “ish” janë protagonistë nuk janë të pakta. Kujtojmë se vetëm para dy ditësh, ish kryeplakut në një fshat të Lushnjes iu bë atentat tek dera e shtëpisë. Siç edhe mund të kuptohet, konfliktet duket se vijnë nga problemet me pronat.

Masakra që ndodhi sot:

Tre të vrarë dhe 1 i plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në Njësinë Administrative Lis të rrethit të Matit. Viktima janë tre punonjës të bashkisë Mat, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. Fillimisht i vdekur në vendin e ngjarjes u deklarua vetëm Mentor Hoxha, ndërsa Aliaj dhe Buçi humbën jetën rreth dy orë pas ngjarjes.

Erzen Aliaj humbi jetën gjatë transportimit me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa Hamit Buçi në Spitalin e Traumës. I plagosur nga kjo masakër ka mbetur, Astrit Hani, edhe ai punonjës i Bashkisë së Matit, me ndërmarrjen e rrugëve.

Rastet:

Vritet tek dera e shtëpisë ish kryeplaku i fshatit në Lushnje:

Qemal Halla, 48-vjeç është qëlluar me armë zjarri brenda në automjetin e tij rreth 100 m larg shtëpisë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

Halla ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur është qëlluar për vdekje.

Familjarët e viktimës

Kryeplaku vret 52 vjeçarin për pulën

Grindja për humbjen e disa pulave ka shkaktuar vrasjen e një 52-vjeçari në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërdicë e Madhe ndërsa viktima është Lazër Paloka.

Viktima është vrarë nga kryeplaku i fshatit, Hil Gjoni, që është arrestuar pak minuta pas krimit.

Viktima dhe Gjoni janë grindur për humbjen e disa pulave. Kjo ka sjellë më pas përdorimin e armëve dhe për pasojë vrasjen e Palokës.

Ish kryeplaku vritet nga bashkëfshatari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku Fatmir Cenaj qëlloi me armë ndaj bashkëfshatarit të tij, ish kryeplak për çështje pronësie.

Jonuz Banaj kishte marrë plagë të rënda dhe u u dërgua në spitalin “Ushtarak” në Tiranë por nuk mbijetoi.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA TRONDITËSE: SPORTI është si PROSTITUCIONI apo trafiku i DROGËS, nuk ka...
Previous article DEKLARATA BEFASUESE/ S’mund të luaja me SPANJËN, ndiej NEVERI për atë që...

F.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT