Një prift katolik romak është arrestuar nga policia pasi u akuzohet për joshjen e një gruaje teksa i kryente asaj ritet fetare.
Reverend Gerold Langsch, 75 vjeç nga Teksasi, gjoja po i shërbente gruas, kur filloi të masazhonte në pjesën e gjirit, ta prekte thithkat e saj dhe ta pyeste: “A ndihesh mirë”?
Gruaja e sëmurë tha se më pas, prifti u përpoq t’i fuste duart në pjesën e pelenës.
Ai u arrestua sot pasi u akuzua për sulmin ndaj gruas në kujdesin shtëpiak, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit të shkuar.
Pavarësisht nga incidenti i raportuar pesë ditë më vonë, arrestimi u shty për shkak të problemeve shëndetësore të gruas, njofton CBS.
Policia pohon në deklaratën e arrestimit se gruaja ishte nën kujdes për shkak të komplikimeve nga diabeti kur Lansch shkoi në shtëpinë e saj për të kryer “sakramentin e vajosjes së të sëmurëve”.
Gruaja e sëmurë tha se më pas, prifti u përpoq t’i fuste duart në pjesën e pelenës.