• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryenegociatori për detin akuzohet se është specializuar në Greqi dhe mund të bllokohet nga Meta: Por…
Home
Shqipëri

Kryenegociatori për detin akuzohet se është specializuar në Greqi dhe mund të bllokohet nga Meta: Por…

27 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Përveç Artur Meçollarit, disa media pranë opozitës kanë nisur akuzat edhe ndaj një nga kryenegociatorët e palës shqiptare, Armand Skapi.

Kjo, pasi ai ka bërë një specializim në Greqi.

Bazuar mbi këtë fakt, aludohet se ai mund t’i shërbejë Greqisë.

“Partia Demokratike, ish-zyrtarë të shërbimeve inteligjente dhe mediat kanë ngritur alarmin dje për dy prej emrave që janë zgjedhur në ekip nga ministri Ditmir Bushati. Akuzat janë për bashkëkryetarin e delegacionit, Armand Skapi dhe për përfaqësuesin e ministrisë së Mbrotjes, Artur Meçollari.

Armand Skapi është drejtor i Drejtorisë së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme dhe një nga profesionistët më të kualifikuar të këtij institucioni. Por te kualifikimet e tij qëndron edhe problemi që ka hapur debat.

Sipas jetëshkrimit në faqen online të Ministrisë së Jashtme, Skapi ka kryer një trajnim për të Drejtën Ndërkombëtare të Detit në Rodos të Greqisë. Praktikisht leksionet për ndarjen e detit me Greqinë bashkëkryetari i grupit të negociatorëve shqiptarë e ka kryer pikërisht në Greqi.

Një fakt i tillë nuk është automatikisht penalizues për negociatorin shqiptar, por gjithësi ngre ndryshime të arsyeshme për kriteret e përzgjedhjes së emrave. Çfarëdo vendimesh që të marrë drejtori i zgjedhur nga ministri Bushati do të paragjykohet dhe kjo nuk u shërben negociatave dhe qëndrimit të palës shqiptare”, shkruan një gazetë e afërt me Ilir Metën.

“Imagjinoni sikur në palën greke të dilte ndonjë ekspert grek i specializuar në Shqipëri. Do ta digjnin të gjallë nëse futej në delegacion. Ndërsa ne nuk po themi “djegie”, por së paku të kenë integritet publik dhe të mos kontenstohen, pasi çdo element i marrëveshjes me vonë do shikohet me dyshim.

Gjithsesi do jetë Presidenti i Republikës që do ta gjykojë listen”, vijon më tej shkrimi.

Me këtë logjikë, i bie që edhe Meta është i “kapur” nga Greqia.

Se ndryshe nga Skapi, që thjesht ka bërë një specializim në Greqi, Ilir Meta është i vetmi politikan shqiptar që është nderuar nga Greqia me “Kryqin e Artë”, dekorata më e lartë e këtij vendi.

Medalja në fjalë nuk i jepet çdokujt nga Parlamenti i Greqisë, por personazheve që ata i shohin pranë kauzave të tyre.

Ndaj, kur duan ta shesin Metën si “heroin” që mund të na shpëtojë nga gjëma që mund të na bëjnë këta negociatroët për marrëveshjen e re me Greqinë, ndoshta do të bënin mirë të mos e harronin këtë fakt!(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E RRUGËS TIRANË- ELBASAN/ Nis hetimi pasuror për Dashamir Xhikën dhe zyrtarët e tjerë
Previous article FOTO/ E merrnin në Shqipëri dhe e shisnin në Zvicër, i kapen 15 kg heroinë, 4 shqiptarë në pranga

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT