• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeministrja britanike May si Donald Trump: Do ndërtoj një mur në La Mansh
Home
Nderkombetare

Kryeministrja britanike May si Donald Trump: Do ndërtoj një mur në La Mansh

18 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e kryeministres Theresa May do të shpenzojë 45 milionë stërlina të tjera për të rritur masat e sigurisë nëpër porte, në të dyja anët e kanalit të La Manshit mes Anglisë dhe Francës.

Kjo shumë do të përdoret për ngritjen e gardheve të rinj prej hekuri, instalimin e kamerave me qark të shkurtër dhe vendosjes së teknologjisë me infra të kuqe, jo vetëm në portin Calais (Kalè) në Francë, por edhe në porte të tjera.

Ky do të jetë rezultati i parë i samitit mes presidentit francez Macron dhe kryeministres britanike Theresa May, që po zhvillohet në Britani.

Ndërkohë, Britania do të angazhohet të pranojë më shumë emigrantë, veçanërisht nga porti Calais, e më konkretisht fëmijë të pashoqëruar, siç njofton BBC.

Edhe pse Britania edhe Franca pritet të ecin në korsi të ndryshme, pas daljes së pritshme të Britanisë nga BE-ja, duket se problemet e sigurisë kufitare janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Britaninë në veçanti.

Gjatë fushatës së fundit presidenciale, presidenti Macron ishte për rinegociimin, madje edhe anulimin e marrëveshjes së vitit 2003 mes Tony Blair dhe Jacques Chirac, sipas së cilës emigrantët pa dokumente të ndaluar të hynin në Britani do të mund të qëndronin në Francë në kampet e ngritura enkas në portin Calais.

Pas Brexit, është në interesin e Britanisë të investojë për masa më të forta sigurie në Francë, pasi marrëveshja e Dublinit do të bëhej inekzistente dhe Britania do ta ketë më të vështirë të rikthejë emigrantët në vendet e para të sigurta, përpara se ata të mbërrijnë në ishull./balkanweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Riktheht Anbeta Toromani në Shqipëri, dhe do e shihni në këtë ekran!
Previous article "Plakushi" për 100 ditë bëhet trajneri më i mirë në Europë

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT