Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten me nje ftese per te gjithe shqiptaret e apasionuar pas fotografise. Ai ka njoftuar celjen e konkursit të fotografisë dixhitale#ColoursofAlbania2018, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë.
Mesazhi i Rames
MIRËMËNGJES 😃 dhe me lajmin e çeljes së konkursit të fotografisë dixhitale #ColoursofAlbania2018, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë 📸🌠
Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot tuaja që do të nxjerrin në pah vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse që aparati juaj mund të kapë lehtësisht në çdo pëllëmbë të vendit.



