• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeministri irlandez: Ligji për abortet, në fuqi brenda fundvitit
Home
Nderkombetare

Kryeministri irlandez: Ligji për abortet, në fuqi brenda fundvitit

27 May, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Ligji i ri për abortin do të hyjë në fuqi brenda këtij fundvitit. Ky është premtimi i kryeministrit irlandez, Leo Varadkar, pas fitores së shënuar në referendumin e mbajtur një ditë më parë për përmbysjen e ndalimit kushtetues të abortit në vend.

Legjislacioni i ri do të lejojë abortin gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë dhe deri në javën e 24 në rrethana të veçanta. Ministri irlandez i shëndetësisë, Simon Harris, do të kërkojë mbështetjen e kabinetit të enjten për të hartuar një ligj të ri.

Kryeministri Varadkar, tha ndërkohë se e shtuna do të kujtohet si dita kur Irlanda mori përsipër përgjegjësitë e saj si vend.

“Dita kur Irlanda u çlirua nga e fundit prej hijeve të saj dhe doli në dritë. Dita kur ne dolëm nga e kaluara, dita kur zumë vendin që na takon mes kombeve të botës”, tha ai.

Më shumë se dy të tretat e zgjedhësve, mbështetën vendimin për ndryshimin e ligjit, në të gjithë republikën e Irlandës, me përjashtim të Donegalit. Referendumi foli për një konsensus të gjerë për reformën në të gjitha kategoritë.

Amendamenti i tetë, ishte përfshirë në kushtetutën irlandeze në 1983 dhe i jepte të drejtë të njëjtë jete si të palindurit, ashtu edhe nënës. Mijëra gra irlandeze kanë udhëtuar drejt Britanisë së Madhe çdo vit për aborte, ose kanë përdorur pilulat e abortit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIGIMI/ Nga Klodjan Copja tek BANDAT e tjera, si po investohen paratë e drogës në ELBASAN...
Previous article Serbia e pakënaqur me Kosovën/ Kërkon nga EULEX të hetojë VRASJEN e Ivanoviçit

anxheladoko

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT