• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTIGIMI/ Nga Klodjan Copja tek BANDAT e tjera, si po investohen paratë e drogës në ELBASAN…
Home
Sociale

INVESTIGIMI/ Nga Klodjan Copja tek BANDAT e tjera, si po investohen paratë e drogës në ELBASAN…

27 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Personi që shihni në foto është Klodjan Copja i dënuar në Angli me 17 vite burg pasi ndërtoi një rrjet kriminal përgjegjës për importin e kokainës në shtetin ishull që kapte vlerën e 150 milionë stërlinave. Gazetarët e “Daily Mail” kanë udhëtuar në Elbasan vendlindjen e baronit shqiptar të kokainës, për të gjurmuar pasuritë e ndërtuara me paratë e drogës në Angli.

“Nuk jemi në lagjen e qejfit në ‘SOHO’ në Londër, apo në ndonjë prej resorteve të famshëm në Itali, ku gjen lokale nga më luksozët. Jemi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan një prej qyteteve më depresiv të Shqipërisë dhe më të ndoturit. Por në qendër të këtij qyteti ndodhet lokali me emrin “Living””.

Artikulli vijon me një pyetje: Kush mund të ketë aq shumë para për të ndërtuar një lokal kaq luksoz si ‘Living’ në një qytet si Elbasani?


(Artikulli i Daily Mail për bosët shqiptarë të kokainës në Britaninë e Madhe)

“Daily Mail” në vijim të artikullit shkruan se, në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles’ me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. “Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës”, theksohet në artikull.

Për mirë apo për keq thotë “Daily Mail” të gjithë në Elbasan e njohin Klodjan Copjan. Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31 vjeçari Copja u shkatërrua kur u diktuan korrierët e grupit”.


(Ferrari me të cilën lëvizte Copja në Elbasan sipas ‘Daily Mail’)

Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për tu fshehur. Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit.

Megjithatë Klodjan Copja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Copjat.

Në dëshimë për “Daily Mail” një qytetar nga Elbasani ka thënë:
”Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Capajt është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”.

“Daily Mail” thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali “Living” i Klodjan Copjat është regjistruar në emrin e nënës së tij 62-vjeçare.


(Klodjan Copja i dënuar me 17 vite burg si koka i trafikut të kokainës në Angli)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çifti Rooney shijojnë pushimet në Barbados (FOTO)
Previous article Kryeministri irlandez: Ligji për abortet, në fuqi brenda fundvitit

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT