• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeministri danez kërkon kampe refugjatësh në vendet jashtë BE-së
Home
Nderkombetare

Kryeministri danez kërkon kampe refugjatësh në vendet jashtë BE-së

8 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri danez propozon që kampet e azilkërkuesve të ngrihen jashtë kufijve të Bashkimit Europian, e ideja e tij duket të jetë mbështetur nga disa vende të bllokut, përfshirë Gjermaninë, Austrinë e Holandë.
Në kohën kur Lars Lokke Rasmussen mori frerët e ekzekutivit, më shumë se një milion emigrantë kishin kaluar kufijtë e Europës, e 21 mijë prej tyre mbërritën në Danimarkë. Që prej atëherë qeveria daneze, – siç shkruan “Bloomberg”, – i ka shtrënguar 67 herë ligjet e emigracionit.

Politikat e fundit të saj në raport me emigrantët u shpalosën gjatë një fjalimi, që shënonte ditën e Kushtetutës daneze. Rasmussen e bëri të qarte se synon ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve në një vend europian jashtë BE-së.

Projekti mund të vihet në jetë brenda disa muajsh. Kryeministri danez nuk specifikoi se cilat pritet të jenë vendet ku do të ngrihen kampe të tilla, por sqaroi se do të kërkohej një shtet “i cili të mos jetë shumë tërheqës për trafikantët”.

Planin e konfirmoi edhe Kancelari austriak, Sebastian Kurz, që thotë se bisedimet janë tashmë në një fazë të avancuar.

“E kemi treguar me kohë se do të ishte e logjikshme të ofrohej mbrojtje jashtë Bashkimit Europian, atje ku emigrantët mund të marrin asistencën që i nevojitet, po nuk kanë mundësinë të zgjedhin sistemin më të mirë në Europë”, u shpreh Kurz.

Së bashku me Rasmussen, ai theksoi se bisedimet po zhvillohen drejtpërdrejt mes disa qeverive europiane dhe jo brenda kornizave të BE-së. Qendrat e emigracionit në vende të treta funksionojnë aktualisht në sistemet amerikane dhe australiane, e janë deshmuar efektive në uljen dramatike të numrit të të mbërriturve pa dokumente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article David dhe Victoria Beckham dhurojnë për bamirësi veshjet e dasmës mbretëroren (FOTO)
Previous article Rri apo largohet nga Interi? Ausilio sqaron gjithçka për të ardhmen e Icardit

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT