Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e ftuar sonte në emisionin ‘Repolitix’ që drejtohet nga Denis Minga në Report Tv. Kryemadhi do t’i përgjigjet kryeministrit Rama, ndërsa do të flasë për aksionin opozitar në fillim të vitit
Intervista në Report Tv e Monika Kryemadhit:
Rama iu ka ngacmuar sot me një batutë, cili është komenti juaj?
Unë dua të them se të dalim nga dabti i batutave. Koha e batutave të Ramës ka ikur, nuk është modern sa ka qenë, kur merrej me publicitetin e Nanos dhe Metës. Tani ti lerë batutat dhe të merret me problemin e naftëtarëve, t’u japë pagat. Të luftojë korrupsionin dhe të ndalojë eksodin e shqiptarëve drejt Europës. Ti lemë batutat dhe të mendojmë për 2018, që të jetë një vit sa më i mirë për shqiptarët.
Mund të na e shpjegoni batutën për Avni Rustemin…
Unë kam thënë që drejtësinë shqiptarët e vendosim kudo, në Paris në Tiranë
Në Paris u vendos me plumb?
Njëra, pasi janë vendosur edhe drejtësi të tjera që kanë pasur lidhje me shqiptarët si Konferenca e Parisit
Ju distancoheni nga drejtësia e Avni Rustemit?
Unë distancohem nga dhuna, por mos kujto se shqiptarët ta lënë mangët. Mos harrojmë 1992 apo 1997, por nuk do të doja një përsëritje të 1997.
A mund të jetë 2018 një vit shpërthimi?
Njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen, përfshirë edhe socialistët. Shteti është në duart e një kupole të korruptuar. Pas Vitit të Ri mund të bëni një investigim përmes lokale, sa para kanë shpenzuar shqiptarët dhe cfarë është ngrënë.
Rama tha se PS merr 78 mandate nese zgjedhjet zhvillohen sot….
Meqë është kaq i sgurut le të japë dorëheqjen, por kam frikë se Rama nuk pranon. Opozita po bërtet që të shkojmë në zgjedhje se e dimë realitetin. Kam hall se mos i del Veliaj Ramës më lart
Ai ka thënë se nuk është si Ilir Meta, nuk e mban fjalën
Normal. Veliaj dhe Rama janë mësuar me Metën duke u ulur dhe bërë kompromise. Iku ajo kohë, marrëveshjet nuk duhet të jenë më politike, por institucionale. Këto lloj marrëveshjesh kanë sjellë këtu ku jemi ne. Për hir të marrëveshjes dhe fjalës, Ilir Meta nuk foli në publik për kanabisin. Politika është amorale për qytetarët, duhet të jetë më e hapur. Meta ka bërë gabime shumë të mëdha me tolerancën e treguar
Darka e Lalëzit mund të quhet gabim?
Po, pasi duhet të ishte bërë transparenten marrëveshje. Unë sot nuk e di atë marrëveshje. Meta marrëveshjen e firmosur e ndau vetëm me Vasilin dhe një grup të ngushtë të tij dhe nuk e ndalu me kryesinë e partisë dhe kjo ndoshta.
As me ju?
Jo. Mos mendoni se burrat ua tregojnë të gjitha të vërtetat grave. Kjo ishte edhe një nga pikat e dobëta në lidhje me marrëveshjen me PS. Nuk e kam lexuar marrëveshjen dhe nuk më intereson tani, pasi është një gjë e shkuar
Rama e ka përdorur shpesh cështjen e çizmes
I ka dhembur…
Ju nuk e goditët?
E shpëtoi bodigardi, pasi i ndryshoi drejtimin
Edhe Presidenti e dënoi…
Ai ka mendimin e tij, unë timin. Ishte një seancë e mbyllur. Unë nuk mund ta pranoja kurrë reagimin e tij kur pa deputeten e gjakosur. Pjesa që i dhemb më shumë është guximi që unë pata, pasi ai nuk ka parë gjë akoma
Ju mund ta godisni sërish nesër?
Shteti nuk është i Ramës, është edhe i juaji. Nuk i kanë shpatullat aq të forta sa për të mbajtur një pushtet të tillë. Tahmaja e madhe të lë pa gjë…
Rama thotë se keni frikë nga drejtësia?
Po ç’frikë kam unë. Unë nuk kam firmosur asnjëherë në jetën time. Nuk kam punuar asnjëherë në shtet…
Keni frikë nga reforma?
Fare. Ua kam thënë edhe ambasadorëve, unë nuk kam punuar asnjëherë në shtet. Rama që në 1998 dhe ka dosje pa fund në prokurori, që janë mbyllur. Por një ditë do të përballesh. Llalla ia pushoi cështjen e Gjiknurit dhe Beqajt
Por u krijua perceptimi që ju e mbrojtët Llallën?
Për cfarë se mbylli çështjet?
Keni besim te kjo grua?
Me vjen keq që u përdor politikisht. Më vjen keq, betimin mund ta bënte në një seancë tjetër. Nuk ishte problemi te Arta Marku, pasi është një zonjë e nderuar. Momenti që ti shkel kushtetutën, pse duhet të ishte ky panik i madh. Ne ndejëm 8 muaj me këtë Avokat Populli apo sa gjyqtarë ka që u ka mbaruar mandati dhe vijojnë….Hajde edhe bëjë një ditë më vonë. Nuk e kishte as në rend dite, e kishte të enjten. Vettingu është ngritur, pse nuk ia bënë zonjës, por ia bëri Cuci, Manja dhe Hysi. Kjo zonja shumë mirë që u zgjodh, por pse nuk iu bë Vettingu. Zonja duhet të jetë shumë e kujdesshme, por nëse do të bëhet. Ajo po bashkëpunon me njerëz shumë të rrezikshëm, që përfaqësojnë rilidnjen. Paratë me të cilat janë zgjedhur këta deputetë dalin te dosja Habilaj. Duhet të ketë shumë kujdes. Ajo mund të thoshe nuk pranoj të betohem në këtë seancë…
Cfarë do të ndryshonte?
Devotshmërinë partiake
Po lëvizjet e fundit si i shikoni?
Janë punët e saj. Nuk kam besim te drejtësia në Shqipëri, pasi jam e bindur se lufta po bëhet për t’i hequr një pronar dhe për t’i vendosur një tjetër. Ne e votuam reformën për ta zgjedhur prokurorin me KLP dhe 84 vota, por….
Prokurorja është e përkohshme…
Nuk e dimë përsa kohë do të jetë prokurorja e re, pasi gjërat po bëhen të paparashikueshme. Po të duash të merresh me Kushtetuesen, e para nuk ka numra, pasi disa u ma mbaruar mandati dhe e dyta hajde se nuk duam të prishim reformën që vetë e kemi votuar, pasi e rrëzon.
Keni fatin që e njiheni mirë Ramën…
Jo vetëm atë, por të gjithë. Edhe Nanon, Metën, Majkon, Berishën dhe të gjithë këta kryeministria. Këta mund të kenë pasur gabime, por kurrë nuk kam parë të ulet në tavolinë me një kriminel
Me kë?
Me të gjithë, në cdo qark. Me komandantin e bandës që ushtronin dhunën dhe policia e mbronte nga pas. Por nuk mund të jetë kryetari i një shteti që të rrijë me banditët
Por ka mbështetje ndërkombëtare?
E ka Gjermania se nuk po zgjidh qeverinë e vet, që do Zoti e zgjidh se është cështja e stabilitetit. Ne sot ekzistojnë falë Amerikës, por ky që ishte më pro amerikani i nguli thikë pas shpine edhe ambasadorit
Por nuk ka reaguar?
Nuk është në Shqipëri. Por ky më e pakta ishte të abstenonte
Si e konsideroni letrën e Metës?
Meta e nxori zbuluar Ramën me këtë letër. Të jesh i bindur që ca ditë në SHBA i bëri lobingjet, sepse kemi ca miq të përbashkët. Në SHBA ka bërë potox dhe botox. Kjo të kthjellon mendjen dhe trupin.
Më kë është takuar në SHBA?
Ka bërë botox dhe potox. Ka pasur edhe trupin. Nuk ka asgjë të keqe se të kthjellon mendjen
Keni komunikim me Ramën?
Nuk kam frikë të përballem as me Ramën dhe as me njeri. Ia kam bërë bllok telefonin se nuk e duroj kur fillon e bën mesazhe 7 faqe të gjata.
Nuk do ta godisni sërish?
Ai atë do ti kalojë ligjet për 5 minuta, që të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Po nëse gjakosen sërish deputetë, do ta godas.
Skena e pensioneve?
Kujdesni nga skemat bolshevike dhe populizmi i tepruar që kemi marrë. Meta më mori dhe më tha ‘ca i kishe ato dy fjalitë e fundit?’.
Meta ma ka mbyllur gojën gjithmonë. Madje kur ishte çështja e plehrave, organizoi një darkë me një ambasadore, që unë të mos isha në sallë, sepse e dinte që do votoja kundër. Dhe nuk mora pjesë, ka votuar Përparim Spahiu që abstenoi.
Do ja bëni kritikat Metës sërish?
Unë mendoj që Meta siç ka vlerat e veta në politikë, ashtu ka dhe gabimet.
Gabimi më i madh në politikë i Metës?
Varet nga koha. Në momente të caktuara ka marrë vendime të caktuara. Vendimi më i mirë ishte themelimi i LSI dhe më i keqi që bëri Ramën kryeministër.
Keni paralajmëruar me opozitën disa mënyra për të bërë aksionin e fortë opozitar, keni një ide të qartë?
Ne jemi në hartimin e një strategjie, protestat do të vazhdojnë. Çdo ditë e më shumë njerëzit po bëhen më të pakënaqur, madje dhe vetë socialistët. Njerëzit po hiqen nga puna pa arsye. Nuk mund të hiqen njerëzit që kanë 20 vite në punë. Ai do të kënaqë servilët, bandat dhe grupet e familjarët rreth tyre, por shqiptarët do të kenë gojë shumë shpejt, ashtu siç kanë sy e vesh. Edhe ne si opozitë ishim të papritur për ngjarjet që po ndodhin në jetën politike.
Zgjedhjet e 25 qershorit janë maja e Ajsbergut, vetë ne opozita ishim të papërgatitur, ndaj dhe duhet t’i mendojmë hapat për të mos gabuar. Protesta ne do të bëjmë, do shohim kur do të hapet seanca plenare, do shohim kur do jetë data më e mirë, temat. Çdo lëvizje është e koordinuar, Basha ka qenë në Lezhë, unë në Skrapar, sigurisht që i koordinojmë të gjitha lëvizjet. Jemi në një moment kolaudimi të opozitës, e kemi të nevojshme.


