• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRUARJA E LËKURS/ Zbuloni pse ndodh dhe zgjidhjet natyrale në kushtet e shtëpisë
Home
Shëndet

KRUARJA E LËKURS/ Zbuloni pse ndodh dhe zgjidhjet natyrale në kushtet e shtëpisë

20 July, 2021 s.autor Shëndet

Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë. Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë rrobat që mbani veshur. Ka raste që kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një acarimi ose sëmundjeje më serioze.

Zgjidhjet për kruarjen e lëkurës nëse nuk bëhet fjalë për diçka serioze, janë të thjeshta. Ju mund të zgjidhni të vishni rroba të një materiali më të butë, të përkujdeseni për të dhe të shmangni përtharjen e saj. Sipas të dhënave ndonjëherë kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një problemi psikologjik ose depresionit.

Shkaktarë Të Mundshëm Të Kruarjes Së Lëkurës
Insektet si mushkonjat ose merimanga
Ekzema ose edema
Substancat që gjenden tek produktet kozmetike, pastrimit ose bizhuteritë.
Medikamentet për tensionin e gjakut, stomakut, dhimbjeve ose kolesterolit
Dëmtimi i nervave
Skleroza e shumëfishtë.

Shkaktarë Të Tjerë Të Kruarjes Së Lëkurës
Sipas të dhënave, në disa raste kur kruarja nuk largohet, mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze siç janë:
Sëmundjet e veshkave,
Sëmundjet e mushkërive
Tiroidja
Diabeti
Mungesa e hekurit

Kura Natyrale Kundër Kruarjes Së Lëkurës Që Mund Të Bëhen Në Shtëpi
Soda E Bukës
Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me sodë buke. Qëndroni brenda në ujë për gjysëm ore dhe më pas thajeni të gjithë trupin, pa e shpëlarë me ujë. Këtë trajtim bëjeni çdo ditë për disa javë që të zgjidhni problemin e kruarjes së lëkurës. Pak ujë me sodë mund ta përdorni edhe për të lyer lëkurën në pjesët ku keni kruarje.

Uji I Ftohtë
Sa herë që keni dëshirë për të kruar lëkurën bëni dush me ujë të ftohtë. Kjo është një mënyrë shumë efikase për të shuar nevojën për kruarje të lëkurës.

Uthulla E Mollës
Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me uthull molle. Pas banjës shpëlajeni trupin me ujë të bollshëm dhe të vakët Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për të lyer pjesët e lëkurës ku keni kruarje. Rekomandohet të konsultoheni me mjekun në rast se kruarjet zgjesin për disa ditë./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Fanellë me numrin “10”, Milani prezanton ish-fantazistin e Realit të Madridit
Previous article COVID-19/ Mbi 50 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë në Europë

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT