• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Krokodilë, ngjala e vezë peshku… oficerët e doganës kanë parë gjithçka
Home
Sociale

Krokodilë, ngjala e vezë peshku… oficerët e doganës kanë parë gjithçka

6 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Autoritetet doganore në Greqi padyshim që në 2017-n kanë pasur një vit ‘frytdhënës’, që nga produktet e duhanit, duke konfiskuar plot 154 milionë cigare kontrabandë… Por gjatë vitit që lamë pas nuk mungojnë “çuditë”, që përfshijnë konfiskimin e krokodilëve, ngjalave, vezëve të peshkut e deri tek një Kuran i shekullit të 18-të.

Sipas statistikave zyrtare të përcjella nga e përditshmja Kathimerini, zyrtarët e doganës kanë hasur një numër të madh sendesh të pazakonta gjatë inspektimeve të tyre, përfshirë 400 kilogramë ngjala europiane, të cilat u gjetën në një magazinë të kompanisë Koropi, në lindje të Attica, ndërkohë që punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës kapën edhe 160 kilogramë të tjera të së njëjtës specie.

Ndërsa punonjësit e doganës në Rhodes konfiskuan 5 krokodilë, të llojit kaimans. Ato u gjetën në një kontejner druri që vinte nga Holanda. Oficerët e Kipoi interceptuan 25 kilogramë vezë peshku që ishin nisur për në Turqi.

Autoritetet helene zbuluan gjithashtu 580 diamante dhe 58 pjesë të tjera bizhuterish të çmuara që një pasagjer kishte futur kontrabandë nga Turqia. Oficerët në Kakavijë gjetën një Kuran me shkrim dore që i përkiste shekullit të 18 ose 19, që shkelte rregullat e mbrojtjes së sendeve antike. Libri i shenjtë u gjet në bagazhin e një shqiptari.

Në mesin e sendeve të gjetura nga zyrtarët grekë bëjnë pjesë edhe konfiskimi i 119,520 enë kuzhine dhe 109,200 të brendshmeve kontrabandë, të kapura në Pire. Zyrtarët e aeroportit të Athinës gjetën 54,300 tableta me steroide të ndaluara, ndërsa në Selanik u konfiskuan plot 573,820 lodra.

Rritja e taksave për sendet e veçanta të konsumit ka bërë që edhe kafeja të futet kontrabandë. Vitin e shkuar oficerët e Serres konfiskuan 2.31 ton. Në Kipoi u sekuestruan 37 fishekë dhe një karikator. Në Kakavijë u interceptuan 1.15 ton kanabis në një kamion që udhëtonte nga Shqipëria në Greqi. 61,000 litra verë u kapën në Kyllini, ndërsa në Pire u kapën 8,490 litra raki dhe 13,440 verë.

Sa u përket parave të pa deklaruara, zyrtarët grekë konfiskuan 8.2 milionë euro dhe vendosën gjoba prej 2.8 milionë eurosh./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Filmi kosovaro-shqiptar “Cirku Fluturues” i Fatos Berishës nisin xhirimet e para (FOTO)
Previous article Ambasadori Lu e paralajmëroi, reagon ashpër ish-ministri. I bën akuzë të fortë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT