• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA SHBA-EUROPË/ Si po ndryshon imazhi i botës nga marrëdhëniet e dy kontineteve
Home
Nderkombetare

KRIZA SHBA-EUROPË/ Si po ndryshon imazhi i botës nga marrëdhëniet e dy kontineteve

3 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

E gjithë kjo shënon një ndryshim epokal, po aq të rëndësishëm sa edhe shembja e Murit të Berlinit. Unë e kam përjetuar atë ndryshim në vitet 1980, si një korrespondent i gazetës “Le Monde” në Poloninë e Solidarnostit, në Shtetet e Bashkuara të revolucionit konservator, dhe në Bashkimin Sovjetik të Mikail Gorbaçovit. Mund të flisja mbi to, sepse i kisha mjetet për ta bërë këtë. Por sot situata është ndryshe.

Përçarja e NATO-s

Nuk ndjej se kam të drejtë ta përshkruaj këtë situatë, pasi nuk e kam parë atë me sytë e mi, sepse nuk kam përjetuar personalisht kthesën që ka përjetuar së fundit SHBA-ja. Prandaj nisem me veshë të tensionuar, të rizbuloj një bote të re, dhe jo shumë garantuese. Por mjaft fola për veten.

Është e qartë se arsyeja e parë, se përse po hyjmë në një fazë krejtësisht të re, është përçarja e Aleancës Atlantike. Derisa NATO ishte një institucion solid, rryma të caktuara dhe personalitete politike, mundej të kritikoheshin dhe të akuzoheshin për “atlantizëm”.

Megjithatë tani që po shpërbëhet, e kuptojmë rëndësinë e saj, si dhe zbrazëtinë që do të krijohet me mungesën e saj. Në një kohë kur Kina, po përgatitet të bëhet fuqia kryesore ekonomike në botë, kur popullsia perëndimore po bie, ndërsa ajo afrikane po rritet në mënyrë dramatike, ku teknologjia nuk është më vetëm perëndimore, dhe ushtria kineze po rritet në fuqinë e vet me një ritëm të çmendur, perëndimorët i lejojnë vetes luksin e ndarjes.

Shtetet e Bashkuara, rrezikojnë t’i kthejnë shpinën Europës dhe jo vetëm, për shkak të Donald Trumpit. Sigurisht, kjo kthesë daton që nga dështimi i frikshëm dhe i parashikueshëm i aventurës irakiane të Xhorxh W.Bushit, i dukshëm që nga mandati i tij i dytë.

Nën presidentin Obama dhe tani nën Trumpin, Shtetet e Bashkuara besonin se duhet të mendonin më së pari për veten, duke mos i kushtuar shumë vëmendje Europës dhe Lindjes së Mesme, dhe duke u fokusuar në përplasjen e madhe me Kinën.

Me shtimin e një sasie të madhe të ligësisë dhe vulgaritetit, Donald Trump nuk bën gjë tjetër, veçse ndjek rrugën e paraardhësve të tij. Dhe kështu, Aleanca mbi të cilën është bazuar stabiliteti ndërkombëtar pas disfatës së nazizmit, duket e kompromentuar në mënyrë të pariparueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KËSHTU/ Danezët kërcënojnë me vdekje sulmuesin…
Previous article E BUJSHME/ JUVENTUSI arrin akordin me RONALDON për 100 milion euro

g.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT