Ashtu siç pati paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të shtunë planin e qeverisë për mbrojtjen nga kriza energjetike.
Plani i qeverisë ndaj krizës ka 3 pika:
-Garantimin e furnizimit për të gjithë me energji elektrike.
-E dyta mbrojtjen e familjeve biznesin e vogël nga rritja e energjisë elektrik
-Garantimin e fondit të nevojshëm likuid.
Nuk do ketë rritje të energjisë për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël
“Detyra jonë është të jemi shoku i mirë në ditë të vështira, për të gjithë ata që nuk mund t’i përballojnë pasojat e krizave të kësaj natyre. Por duke refuzuar se kjo krizë e rëndë nuk ekziston dhe nuk ka lidhje me. Kjo krizë mund të jetë me pasoja të rënda për këtë shet.
Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël, as kufizime të energjisë elektrike. Stuhia e kësaj krize sipas ekspertëve, parashikohet ta ketë fazën deri fillim e verës së ardhshme. Plani mbulon këtë periudhë. Do t’ju kërkojmë të na jepni opinionin tuaj mbi këtë çështje.”
Kujtojmë që një ditë më parë, qeveria shpalli emergjencë për furnizimin e energjisë elektrike.


