• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA POLITIKE NË MAL TË ZI/ Presidenti Milatoviç propozon politikanin pro-perëndimor për kryeministër
Home
Rajon

KRIZA POLITIKE NË MAL TË ZI/ Presidenti Milatoviç propozon politikanin pro-perëndimor për kryeministër

10 August, 2023 s.autor Rajon

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç tha të enjten se do t’i propozojë parlamentit të Malit të Zi që kryetari i Lëvizjes “Europa Tani”, Milojko Spajiç të jetë kryeministri i ri dhe të formojë qeverinë e 44-të të Malit të Zi.

Presidenti Milatoviç tha se, gjatë konsultimeve, zoti Spajiq është “mbështetur nga shumica e subjekteve politike që kanë gjithsej 44 vende në parlament”.

“Gjatë procesit të konsultimit kishte vetëm një propozim për mandatarin për përbërjen e qeverisë së 44-të të Malit të Zi dhe ai është përfaqësuesi i listës ‘Europa tani’, Milojko Spajiç. Ai u mbështet nga partia e tij dhe nga partnerët që kanë gjithsej 24 deputetë, Demokratët e Malit të Zi me shtatë deputetë, Partia Boshnjake me gjashtë deputetë, Partia Popullore Serbe me dy, Alternativa Shqiptare dhe Aleanca Demokratike, gjithashtu me dy deputetë, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve me një deputet dhe Partia Kroate me një deputet”, tha zoti Milatoviç në një konferencë për shtyp në Cetinë.

Presidenti i Malit të Zi shtoi se edhe “një numër i caktuar i subjekteve politike, në radhë të parë nga koalicioni ‘Së bashku për Ardhmërinë e Malit të Zi”, shprehën gatishmërinë për të mbështetur Spajiçin pas një marrëveshjeje të mundshme për qeverinë’”.

Zoti Milatoviç bëri thirrje për përgjegjësi nga zoti Spajiç dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës në negociata, duke thënë se afati kushtetues për propozimin e programit dhe përbërjes së qeverisë fillon nga dita e caktimit të mandatit dhe zgjat 90 ditë.

Zoti Milatoviç thekson se Malit të Zi i duhet një “qeveri politike e qëndrueshme, me qasje të padiskutueshme europiane dhe reformuese”.

Ai deklaroi se procesi i konsultimit me subjektet politike ishte i mirë dhe se “ka një konsensus të të gjitha subjekteve për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit në BE, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përmirësimin e standardit të jetesës.”

“Forcimi i besueshmërisë së anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është në krye të prioriteteve të parashikuara të shumicës së subjekteve politike dhe gjithashtu, nga bisedat që kam pasur, kam konstatuar se asnjë subjekt politik nuk e vë në dyshim anëtarësimin e Malit të Zi në NATO”, tha Milatoviç.

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje aktorëve politikë në Mal të Zi që të formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re, ku siç thanë ata, “do të jenë në gjendje të nxisin reformat në lidhje me anëtarësimin në BE, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lëvizja “Europa Tani”, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

Sipas parashikimeve të Lëvizjes “Europa Tani”, qeveria e re duhet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë./voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI ËSHTË TË UDHËTOSH ME LUIZIN? Sapo na e zbuloi Kiara me këtë VIDEO
Previous article BANAKIERI FTON MIQTË DUKE SHPALLUR DITËN E DASMËS/ Zbulon se gruaja e tradhtonte me një avokat: Dua t’i dhuroj Cristinës lirinë…

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT