Zgjedhjet e brendshmë të Partisë demokratike të shtunën, treguan edhe njëherë një përçarje të demokratëve me kreun e tyre, Lulzim Bashën.
Prej tre ditësh, çdo temë e diskutimit është zhvendosur për selinë blu. Duket se dorëheqja e Salianjit nuk është pritur mirë nga një pjesë e demokratëve, ndonëse disa prej tyre nuk e zgjodhën me votë.
Ose të paktën, kështu u deklarua edhe pse nuk ka ende asnjë procesverbal mbi votimit. As kush votoi, as sa votuan apo sa vota mori gjithësecili.
Vetëm një fakt, se Salianji u mund vetëm me një votë.
Mirëpo, deputeti I PD edhe pse tentoi ta shfaqte dorëheqjen si një standard politik, e gënjeu vetja kur u shpreh se kjo I ishte kërkuar nga kryetari Basha.
Fill pas vendimit të tij, të zhgenjyerit “blu” në analiza e komente nxorrën edhe njëherë në pah qendrimin e tyre, ku më e fundit sot ishte edhe Jozefina Topalli një nga kritiket më të mëdha të kryedemokratit.
Jozefina Topalli: “Është një kryesi e delegjitimuar, sepse me i votuari ka vota më pak se gjysma e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e PD. Ata që mbesnin jashtë kryesie se PD kishin vota me shumë se gjysma e anëtareve të këshillit. E dyta 90% e kësaj kryesie kanë më pak se 30 për qind të votave të Këshillit Kombëtar është mungesë përfaqësimi, është rrëzim i çdo emri të paraqitur aty. Përpara ata që votoheshin më shumë merrnin 80-90% te votave. Ata që ishin anëtarë të kryesisë së PD sigurisht merrnin mbi 70% të votave”, tha Topalli.
Endlira Bushati: “Në 2005, numërimi i votave për Kryesinë e PDsë, u bë live para kamerave, të gjithë kandidatët të pranishëm në sallë, duke mbajtur shënim çdo votë për veten….
Dje, u lexuan fituesit….në rend alfabetik…përsëri…. “Janë dokumente të klasifikuara…” – tha kryetari i komisionit….gati gati sa s’tha se duhet çertifikatë sigurie për t’i parë….
Kështu, publiku nuk e merr vesh kurrë se kush janë më të votuarit….”.
Myslim Murrizi: “I Nderuar Miku dhe Kolegu im. Nuk besoj qe te ka munguar mbeshtetja nga DEMOKRATET apo ke qene zyrtaruc kolltuqesh deri tani, perkundrazi ke qene njeri aksioni dhe terreni, politikan i ri por masovik klasil, e ndoshta kjo te ka prishur pune dhe te ka numeruar si jo fitues. Po te shohesh “ fituesit” jane te gjithe ato qe nuk i kane dhene doren nje njeriu dhe zyrtaruc intrigant qe mendojne si te bejne ligjin qe te mos perballen kurre me qytetaret. Bile u habita shume se aq vota sa na u thane se kane mare nga keshilli disa “ fitues” nuk i kane mare as ne zone elektorale kur kane kaniduar si deputet nga pdr dhe nuk i marin kurre po te kanidojne ne sistem mazhoritar apo me lista te hapura. Kryesia eshte “ zgjedhur” nga radhet e administrates se pd dhe individe qe e dine partine vetem konference shtypi dhe Shqiperine nga hotel Tirana tek rogneri. Qarku i Fierit eshte i vetmi qark qe ka mare 2300 vota me shume ne 2017 sesa ne 2013 dhe eshte qarku i dyte ne vend ka vetem nje kanidat ne listen prej 50 kanidatesh. Berati Vlora, Korça, Lezha, Gjirokastra nuk kane asnje antare kryesie. Shpresoj qe kjo risi e madhe qe u be ne kete keshill kombetare qe emrat e kanidateve u publikuan 19 ore para votimit dhe jo siç ka ndodhur prej 28 vitesh qe shpalleshin vetem 16 ore para, te sjelle fryme tek DEMOKRATET.”
Sali Lushaj: “I Nderuar Zoti Salianji ! Me keqardhje të madhe e trishtim partiak për mua është largimi juaj. Ky është një vendim i marrë tashme nga ana juaj ku duhet ta pranoj cilido. Por gjatëe kësaj kohe askush më shume se ju, përveç Sali Berishës nuk e është dëgjuar as në parlament e në asnjë vend ku ka patur nevoje PARTIA DEMOKRATIKE.. Ke qene zëri më i fuqishëm përballe një pushteti ku ti me kurajon tende i çorre maskën këtij pusht pushteti. Askush nuk e mundi të e beje me fuqishëm se ju opozitën përballe këtyre do keni mbështetjen tonë të fuqishëm. Respekte”, shkruan Sali Lushaj.
Përgatiti: AlpeNews.al