• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NË ITALI NGA KORONAVIRUSI/ Kryeministri Conte dhe Papa takim “top secret”
Home
Nderkombetare

KRIZA NË ITALI NGA KORONAVIRUSI/ Kryeministri Conte dhe Papa takim “top secret”

30 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një takim “top secret” është zhvilluar gjatë paradites së sotme në Vatikan mes Papa Franceskut e kryeministrit italian Giuseppe Conte.

Deri tani nuk ka asnjë detaj për këtë takim të pazakontë, i cili është informuar me një komunikim nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Takimi është zhvilluar kokë më kokë dhe supozohet se motivi i tij është kriza e rëndë shëndetësore, sociale e ekonomike që ka përfshirë Italinë.

“Nuk dihet përmbajtja e bisedës mes Papa Franceskut e kreut të qeverisë italiane Giuseppe Conte”, thuhet në median zyrtare të selisë së Shenjtë , Vatikan Neës, por dihet se sa në zemër e ka Papa Francesku situatën e vështirë ku ndodhet Italia.

Mendohet se Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë Italisë në një moment kaq dramatik dhe Ati i Shenjtë i ka shprehur shtetit italian afërsinë e tij ndaj popullsisë që po vuan nga numri i lartë i të sëmurëve, ndaj familjeve që kanë humbur të afërmit dhe ndaj të gjithëve që janë në vështirësi serioze ekonomike.

Gjatë meshave të tij Papa Franceku ka mbrojtur punën e qeveritarëve që janë të detyruar të marrin dhe masa drastike, ekzemplare e jo popullore, por për një të mirë të përbashkët.

Sipas Selisë së Shenjtë, gjatë ditëve të fundit Papa Francesku është takuar dhe me drejtuesit e Dikasterit të Zhvillimit human në Vatikan, për të reflektuar mbi të sotmen e të nesërmen e njerëzimit pas pandemisë ku janë nënvizuar disa konsekuenca që priten të përballohen si “uria, varfëria, fajdet e dhuna e kriminelëve jo humanë.”

Pak ditë më parë Papa Francesku në një meshë të jashtëzakonshme  mbi pandeminë e Ccvid-19 që ka goditur globin tha: “Koronavirusi  e çoi humanizmin i cili deri tani ishte i sigurt për fuqinë e tij, të kërkoj ndihmë për shpëtimin e tij. Kemi ecur përpara duke u ndjerë të fortë e të aftë në gjithçka. Lakmitarë në fitim, e lamë veten të mbytemi nga gjëra e të nxitojmë nga hutimi. E tani që jemi në një det të hapur të përgjërohemi ; ZGJOHU O ZOT!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Bruno Mars dhuron shumën e majme për luftën kundër COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Kryeministri i Izraelit në karantinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT