• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA/ Ka dritë për financat e Greqisë, në fund të tunelit…
Home
Ekonomi

KRIZA/ Ka dritë për financat e Greqisë, në fund të tunelit…

25 October, 2017 Redaktor1 Botë, Ekonomi, Rajon

Ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, vlerësoi se Greqia ka dalë nga makthi i krizës, gjatë një interviste të publikuar dje në mbrëmje në televizionin grek “Skai TV”, ku theksonte se nuk do të uronte që këto masa t’ia impononte gjermanëve.

“Unë vetë nuk do të dëshiroja të isha i detyruar të imponoja reforma të tilla në Gjermani”, theksoi para se të largohej nga funksioni ish-ministri që u zgjodh dje president i Bundestagut.

 Ky veteran i zonës euro gjykoi gjithashtu se planet për rimëkëmbje që vazhdoi Athina i kanë mundësuar të dalë nga ajo që gazetarët grekë e quajnë “makth”.

“Ka përfunduar, në vitin 2017 shifrat tregojnë se situata po normalizohet”, deklaroi Schauble.

“Ne mendojmë se Greqia do të rimëkëmbet pa pasur nevojë për masa të reja dhe do të rigjejë hyrjen në tregje ashtu si parashikohej, në gusht 2018”, vazhdoi ai.

Ai ritheksoi gjithashtu se një zbutje e tjetër e borxhit, sikurse ka kërkuar FMN-ja dhe presidenti amerikan Donald Trump pas takimeve me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, “nuk do të jetë e nevojshme.

“Problemi i Greqisë në dekadën e ardhshme nuk është më borxhi, që ka rënë në 180 për qind të PBB-së, por vazhdimi i reformave”, theksoi ai duke paralajmëruar grekët kundër çdo kthimi mbrapa.

Më pas Schauble komenton edhe ish-kolegun grek, Yanis Varoufakis, ku në librin e tij të fundit “Biseda mes të rriturish”, të bazuar mbi regjistrime që tregojnë prapaskenat e bisedimeve të Greqisë me partnerët e saj pas ardhjes në pushtet të së majtës radikale në Athinë.

“Ajo që ai tregon është aq larg realitetit sa që me të vërtetë nuk e di çfarë të bëjë me këtë”, thotë ish-ministri gjerman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANDI BEJTJA: Gazetarë… kini dinjitet, bojkotoni Edi Ramën!
Previous article NARD NDOKA shpërthen me humor: Sa me fat ky Basha, partinë ja dha Berisha, qeverinë...

Redaktor1

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT