Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama foli për herë të parë për marrëdhënien e tij me Michelle, gjatë një fjalimi në Hamilton College. Obama, 63 vjeç, ndau pikëpamjet e tij negative për Presidencën e Trump dhe qortoi vendimin e tij për tarifat ndaj sheteve të tjera.
Ai pranoi se ka qenë në krizë martesore me bashkëshorten e tij, Michelle Obama pasi u largua nga 2 mandatet si President në Shtëpinë e Bardhë.
Barack ka lënë të kuptohet në të kalurën se presidenca ndikoi në martesën e tij me Michelle, 61 vjeçe.
Thashethemet se dyshja po shkonte drejt divorcit u përforcuan pasi Barack Obama shkoi i pashoqëruar në disa aktivitete të rëndësishme në Uashington DC. Edhe në ceremoninë funerale për Jimmi Carter, Obama u pa i vetëm, ndërsa një burim thotë se Michelle nuk kishte asnjë interes të shkonte në kryeqytetin amerikan ato ditë.
“Atëherë nisën të gjitha…”, vazhdoi ajo, ndërsa pranon se çifti shpesh “e kthen zemërimin drejt njëri-tjetrit”.
Sipas Page Six, një burim që dikur ka punuar me çiftin tha lidhur me thashethemet se ata po “luftojnë” për martesën e tyre. “Ata nuk po përpiqen të shfaqen si një çift magjik”.


