• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIZA/ Italia ul taksat mbi karburantet për të ndihmuar qytetarët, KRAHASIMI me Shqipërinë
Home
Breaking News

KRIZA/ Italia ul taksat mbi karburantet për të ndihmuar qytetarët, KRAHASIMI me Shqipërinë

17 March, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bota është përfshirë nga një krizë e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve së fundmi, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. Për të ndihmuar qytetarët ta përballojnë krizën më me lehtësi, qeveria  italiane këtë të enjte ka vendosur që të ulë akcizën për benzinën dhe naftën me 15 cent.

Rritje të konsiderueshme të çmimeve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës ka përjetuar dhe vendi ynë. Para disa ditësh, çmimi i një litri naftë arriti në vlerën e afërsisht 270 lekëve në disa karburante në kryeqytet, por më pas u ul.

Italia ul akcizën mbi naftën! Çfarë parashikon dekreti i qeverisë italiane?

Mediat italiane bëjnë me dije se dekreti i qeverisë pason rritjen e menjëhershme të çmimeve të energjisë. Ndërhyrja e planifikuar është ajo e ilustruar dje nga ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, gjatë raportimit në Senat për situatën energjetike pas shpërthimit të luftës.

“Duke qenë se ka pasur të ardhura më të larta nga TVSH-ja”, si pasojë e rritjes së papritur të çmimeve, mund të përdoret për të “ulur akcizën dhe rrjedhimisht çmimin përfundimtar” të benzinës dhe naftës, pa pasur rënie të të ardhurave të planifikuara vjetore”, ka thënë ministri në fjalën e tij.

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve, kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që taksa e karbonit dhe qarkullimit mbi karburantin të hiqet. Mendjen e shefit të qeverisë nuk kanë mundur ta ndryshojnë as grumbullimet masive të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Rama komunikon refuzimin për të mos ulur taksat mbi karburantin

Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin e qeverisë së tij se asnjë taksë nafte nuk do të ulet. Në një deklaratë nga Durrësi, ai tha se ulja e taksave nuk do të realizohet për shkak të mburojës sic tha Rama që qeveria po i bën konsumatorëve dhe bizneseve të vogla me cmimin e energjisë elektrike.

“Ja një biznes tjetër me 132 mijë lekë të vjetra konsumin, po ti vinte vlera ishte 357 mijë lekë iku një kamarier direkt këtu. Sikur një njeri të ikë nga puna 95 mijë të papunë brenda një muaji me një faturë. 95 mijë njerëz do i nxjerrim në rrugë, për cfarë? Për të hequr taksën e karburantit të tyre që dalin ulërijnë atje e shajnë e mallkojnë e sajojnë fakte të paqena e nuk lënë fjalë të ulët pa thënë”, ka deklaruar Rama.

“Në Shqipëri ekziston frika e furnizimit me naftë”

Më herët gjatë takimit në Durrës, kreu i qeverisë u shpreh se frika më e madhe është mungesa e furnizimit me karburant.

“Ajo që ndodh me vendet e mëdha, ku çmimi ka shkuar edhe më lartë se çmimi ynë është çështja e frikës nga furnizim, që është edhe këtu. Problemi që kanë kompanitë edhe këtu është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin. A do kemi mundësi të sjellim të gjithë sasitë, sepse vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet dhe nevoja për karburant nuk është më e vogël”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ngrihet Bordi i Administrimit të Karburantit

Kryeministri Edi Rama njoftoi para 5 ditësh nisjen e punës të Bordit të Administrimit të Karburantit, për rregullimin e çmimit të naftës në vend.

Të mërkurën, Bordi i Administrimit të Karburantit ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës, duke e çuar në 203 lekë për litër. Nafta do të vazhdojë të tregtohet me këtë çmim në të gjitha pikat e furnizimit, nga sot e deri më 21 Mars, kur bordi do të mblidhet sërish për të caktuar tarifën e radhës në varësi të ndryshimit të kostos së tij në tregjet ndërkombëtare./Gazeta Shqiptare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NË SHQIPËRI/ Shifrat: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 81 raste të reja
Previous article DETAJE NGA SKEMA E MASHTRIMIT TË CALL CENTER/ Si iu zhvatnin mijëra euro gjermanëve dhe pastaj zhdukeshin

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT