• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E EMIGRANTËVE/ Trump fajëson demokratët për mbylljen e pjesshme të qeverisë
Home
Nderkombetare

KRIZA E EMIGRANTËVE/ Trump fajëson demokratët për mbylljen e pjesshme të qeverisë

30 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump shkroi të shtunën në Twitter se ligjvënësit demokratë duhet të marrin iniciativën për të vepruar dhe për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, e cila u shkaktua nga një ngërç për financimin e murit të propozuar prej tij përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

“Unë jam në Shtëpinë e Bardhë duke pritur që demokratët të vijnë dhe të arrijmë një marrëveshje mbi Sigurinë Kufitare”, shkroi Trump. “Nga ajo që dëgjoj, ata po shpenzojnë shumë kohë për Ngacmimin Presidencial dhe kanë pak kohë për gjëra të tilla si ndalimin e krimit dhe ushtrinë tonë!”

Megjithëse është e paqartë, referenca e ngacmimeve për të cilat shkruan presidenti, mund të jetë në lidhje me informacionin që ai jep në një postim të dytë në Twitter. Ai duket se akuzon Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller për fshirjen e “përafërsisht 19,000 mesazheve të shkruar mes ish-hetuesve të FBI-së Lisa Page dhe Peter Strzok. Mesazhet shkëmbyera mes të dyve ishin kritike ndaj Trumpit gjatë fushatës presidenciale 2016.

Një hetim i kohëve të fundit nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë arriti në përfundimin se mesazhet me tekst janë rikuperuar dhe që tekstet mungonin për shkak të një dështimi teknik nga një mjet i regjistrimit automatik nga FBI-ja.

Presidenti Donald Trump, kërcënoi përsëri të premten të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë dhe të shkurtojë ndihmat për Hondurasin, Guatemalën dhe El Salvadorin nëse Kongresi nuk i jep fonde për të financuar ndërtimin e murit.

Mbrojtësit e imigrantëve e kanë quajtur lëvizjen për të mbyllur kufirin “të turpshme”.

Trumpi nuk ka pranuar të komentojë nëse ai mund të pranojë më pak se 5 miliardë dollarë për financimin e murit. Kur u pyet të mërkurën se sa kohë mendon se do të zgjasë mbyllja e qeverisë, Trumpi u tha gazetarëve, “Sado që të nevojitet”.

Demokratët kanë fajësuar presidentin Trump për “zhytjen e vendit në kaos” duke shtuar se, javë më parë, Trumpi tha se do të ishte “krenar” të “fajësohej” për një mbyllje të qeverisë për shkak të financimit për murin kufitar.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer dhe kryetarja e ardhshme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, thanë në një deklaratë të përbashkët: “Presidenti donte mbylljen, por nuk duket të dijë si të dalë nga ajo.”

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, i tha të premten kanalit Fox News, “Ne jemi këtu, dhe ata e dinë se ku mund të na gjejnë.”

Mulvaney fajësoi demokratët për vazhdimin e mbylljes së qeverisë , duke thënë se demokratët nuk kanë pranuar të negociojnë që kur Shtëpia e Bardhë bëri një ofertë fundjavën e kaluar.

Lorella Praeli, zëvendës drejtore politike në Bashkimin Amerikan për Liritë Civile, tha në një deklaratë se Kongresi ka detyrimin të shërbejë si një kontrollues mbi degën e ekzekutivit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NBA/ Denver nuk ndalet në Perëndim, fitojnë edhe Warriors, Spurs e Houston
Previous article HOROSKOPI/ Ja çfarë do ndodhë me Gaforren, Luanin, Virgjëreshën në 2019-ën

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT