Malta jep “OK”. Lifeline do ankorohet sot.
Lajmi u njoftua nga konferencë për shtyp nga kryeministri i Maltes ,Joseph Muscat në selinë e qeverisë në Valletta, në të cilën ai tha se anija do të sekuestrohet për të mundësuar kryerjen e hetimeve mbi aktivitetet e sa.
Holanda dhe Belgjika janë shtuar në listën e vendeve të gatshme për të mirëpritur emigrantët. Ministri gjerman Seehofer u shprej se emigrantë duhet të priten edhe pse anija është e jashligjshme.
“Pas kujdesit shëndetësor, migrantët do të shpërndahen midis shtatë vendeve evropiane që kanë dhënë pëlqimin e tyre, ku do të iniciohen procedurat për aplikimin e azilit. Sa për shpërndarjen e emigrantëve të cilët janë në bordin e anijes, Muscat falenderoi Francën, Italinë, Irlandën, Portugalinë dhe Luksemburgun dhe u shpreh se shtetet e tjera anëtare të Bashkimi Evropian refuzuan të prisnin emigrantët.
Kryeministri theksoi se vendi është i dyti në numrin e azilkërkuesve të marrë për frymë në Europë dhe se ishte i pari që bëri detyren në planin e marrjes së emigrantëve nga Italia dhe Greqia
Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuuan të hënën duke bërë të mundur që Malta të jepte “OK” për Lifeline.


