• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIKON NEGOCIATAT/ Trump: “Brexit” mund të arrihet edhe pa marrëveshje
Home
Nderkombetare

KRITIKON NEGOCIATAT/ Trump: “Brexit” mund të arrihet edhe pa marrëveshje

2 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka sugjeruar Britanisë së Madhe që të ndahet pa marrëveshje me Brukselin nëse nuk i plotësohen kërkesat.

Në një intervistë me gazetën londineze “Sandei Tajms”, Trump kritikoi negociatat e qeverisë së Tereza Mejit.

Ai tha se vendi mund të sigurojë kompromisin e munguar nëse bisedimet i besohen udhëheqësit të partisë pro-daljes nga BE-ja, Najxhwl Faraxh.

Trump gjithashtu komentoi faturën e divorcit me BE-në në vlerën 50 miliardë dollarë, duke e vlerësuar të papranueshme, ndërsa u shpreh optimist se pas Brexit, Anglia dhe SHBA-ja mund të arrijnë marrëveshje tregtare brenda disa muajve.

Sikurse një ditë më parë, shefi i zyrës ovale bëri të njohur simpatinë e tij për kandidatët për kryeministër të Britanisë së Madhe, duke veçuar ish-kryediplomatin kontrovers Boris Xhonson si një figurë të shkëlqyer për postin e ekzekutivit.

Deklaratat e tij vijnë një ditë përpara nisjes së vizitës shtetërore në vend.

Qëndrimi i tij treditor është paralajmëruar se do të shoqërohet me protesta, madje kritikat ndaj tij nuk janë kursyer as nga vetë kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kan, i cili në fundjavë e krahasoi shefin e Shtëpisë së Bardhë me liderët fashistë të shekullit të 20-të dhe e cilësoi një kërcënim për botën.

Të hënën, presidenti amerikan do të takojë privatisht mbretëreshën Elizabeta e Dytë, ndërsa në datën 6 qershor pritet të marrë pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të nisjes së sulmeve të forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E SEKRETARIT TË NATO-s/ Rama zbulon bisedën me Stoltenberg: Folëm për konfliktin politik dhe negociatat
Previous article MIDIS EMOCIONEVE DHE LUMTURISË/ Kapiteni i Liverpool përqafon babain që fitoi betejën me kancerin, bëhet virale (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT